EmailFacebookKontakt

Një ndihmës në rrugën e shpëtimit

Kohët e fundit është botuar libri “Vajtimi për atdheun e humbur”, i dyti i Serisë së librave shpirtërorë. Ai mund të na japë një ndihmë të madhe, sidomos tani në periudhën e Kreshmës së Madhe, kur të gjithë ftohemi të ngrihemi më lart shpirtërisht nëpërmjet vetsakrificës, përulësisë dhe pendimit. Më poshtë po japim një fragment nga ky libër:

“Porta e Edenit tashmë është e hapur! Druri i Kryqit si levë e shembi, dhe i pari pioneri ynë që u fut brenda ishte kusari i kryqëzuar, mirënjohësi që shembte dyert dhe futej brenda për të vjedhur.

Le të urrojmë të dashur, që në fund të Kreshmës së Madhe, e cila na drejton në rikthimin në atdhe, të kemi kaluar me të vërtetë të gjithë një pjesë të madhe të rrugës. Na pret lumturia e Jerusalemit të lartë, e Pashkës së përjetshme atje ku tingulli i pastër [dhe i gëzueshëm]” dëgjohet (Lavdërimi i së Martës së Madhe).

Le të vrapojmë vëllezër, le të vrapojmë – na lutet Shën Joan sinaiti. Le të vrapojnë të hyjmë në pallatin e nusërores (Shih Mat. 25.1-13). Por nëse vonohemi – çfarë fatkeqësie! – të paktën le të arrijmë të banojmë diku atje afër. Në fund të fundit, nëse jemi dembelë dhe të plogësht, të paktën të gjendemi në çdo mënyrë brenda murit të qytetit. Në të kundërt, do të mbetemi jashtë, në shkretëtirën e bishave, d.m.th. të demonëve dhe veseve – larg qoftë! (Shkalla 29.17). Le të vrapojmë vëllezër. Amin!”.