EmailFacebookKontakt

Zotit tonë

Cili emër është më i Lartë
Se ai që bëri qiellin?

Cila dorë është më e ngrohtë
Se Ajo që bëri Diellin?

Cili krah është më i fortë
Se Ai që mban Misterin?

Cila zemër është më e gjerë
Se Ajo që fal mëkatin?

Cili sy është më i thellë
Se Ai që sheh jetimin?

Cila gojë është më e ëmbël
Se Ajo që sjell pajtimin?

Cili trup në kryq u ngul
Dhe armiqtë i përqafoi?

Cila jetë, jetën dha
Dhe njeriun e shpëtoi?

R. Shqevi