EmailFacebookKontakt

Komunikatë shtypi – Tragjedia në detin Jon

Komunikatë shtypi

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i mbledhur sot, më 12.01.2004, i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave të tragjedisë në detin Jon dhe merr pjesë në hidhërimin e tyre, duke iu lutur Perëndisë që t’u japë prehje shpirtrave të tyre dhe forcë e kurajo familjeve për të përballuar dhimbjen e pamasë.

Gjithashtu, Sinodi i bën thirrje të gjitha autoriteteve, që të tregojnë impenjim dhe përgjegjësi më të madhe dhe të përdorin pushtetin që iu është dhënë, që këto tragjedi të mos përsëriten.

Sinodi i Shenjtë
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë