E lindur rreth vitit 280 në Kapadoki, në qendër të Azisë së Vogël, ishte fëmija e vetme e Suzanës, motrës së kryebariut të Jerusalemit dhe një të afërmi, ka mundësi të shën Gjergjit (23 Prill), d.m.th. të stratillatit (kryegjeneralit) të lavdëruar Zavulonit, që kishte tërhequr në njohje të Perëndisë francezë, të cilët kishte mundur. Familja erdhi në Palestinë, ku Zavuloni u bë eremit, Suzana iu dedikua veprave mirëbërëse dhe Nina (ose Nino) dymbëdhjetëvjeçare u dorëzua tek një plakë shpresëtare. Vajza shpresonte të gjente petkun e paqepur të Zotit, i cili kishte përfunduar në Iviri, në jug të Kaukazit. Atëherë pa në ëndërr Hyjlindësen, mbrojtëse të saj që këtej e tutje, ta dërgojë si misionare atje dhe t’i japë në dorë një kryq, që kur u zgjua e mbante në dorë (ekziston akoma)! Me bekimin e xhaxhait të saj, patrikut u nis. Iu shmang martirizimit që hoqën nxënëset dhe bashkudhëtaret e saj, shën Ripsimia dhe Gajania (30 Shtator), dhe mbërriti më (319) në Mcheta, kryeqytet i Ivirit, ku mbretëronin Mirjani dhe Nana, më pas shenjtorë (1 Tetor). U bë e famshme menjëherë për hir të asketizmit, predikimeve dhe mrekullive të larmishme të saj. Ndërsa Mirjani me popullin iu sakrifikonin idhujve, u lut dhe u përmbysën. Më pas shëroi princat, Nanën, që besoi dhe Mirjanin, që ishte verbuar (6.5.319) si apostull Pavli (29 Qershor). U kthye dhe ai, dhe kështu më 324 besimi i vërtetë mbizotëroi në vend, i cili u quajt Gjeorgji për nder të shën Gjergjit. Atëherë u zbulua ku ishte mbuluar petku i Zotit. Mbreti u lut dhe Konstandini i Madh (21 Maj) dërgoi për një kohë shën Efstathin e Antiokisë (21 Shkurt), që stabilizoi besimin. E barabartë me apostujt predikoi dhe në zona malore, dhe u vendos në Kaketi (Gjeorgjia Lindore) e cila u kristianizua. Para-njohu fundin e saj (1.14.335), u varros nga kryepiskopi i atëhershëm, Joani që kishte ardhur me Mirjanin, dhe u varros atje pasi lipsani nuk transportohej kur përpiqeshin që ta merrnin për në Mcheta! Sipas të tjerëve virgjëresha ishte skllave e Ivironëve.
At Justini