EmailFacebookKontakt

Hedhja e kryqit në portin e Durrësit

Kryepiskopi Anastas ishte në ditën e Epifanisë, më 6 janar, në qytetin e Durrësit. Liturgjia Hyjnore u krye në Kishën e re të Apostull Pavlit dhe Shën Astit. Po aty, u bë edhe shërbesa e Bekimit të Ujit, në prani të besimtarëve të shumtë. Pastaj, i shoqëruar nga besimtarë dhe qytetarë të shumtë durrsakë, Fortlumturia e Tij u drejtua për nga kalata e portit, ku u bë hedhja e kryqit në ujë. Disa të rinj të guximshëm u hodhën në det dhe për të katërtin vit radhazi, kryqi u kap nga i riu Joan Papajoani.

Në fotot, çaste nga hedhja e kryqit në portin e Durrësit.