EmailFacebookKontakt

Orthodhoksë polakë dekorohen për ekumenizëm dhe veprimtari sociale

Shtatë pjesëtarë të Kishës Orthodhokse të Polonisë u dekoruan nga Presidenti i vendit me Kryqin e Artë për merita, për veprimtarinë ekumenike dhe të ndihmës sociale. Midis të nderuarve ishin Miroslav Matrenczyk, përgjegjës i zyrës së KBK në Bialistok, Profesor Aleksandër Naumov, teolog; Jerzy Tofiluk, drejtor dhe themelues i shkollës së ikonografisë; historiani kishtar Grzegorz Sosna etj.

Kjo ishte një mirënjohje për punën e madhe të bërë nga orthodhoksët për të tjerët, dhe një vlerësim që hedh një hap përpara për kapërcimin e diskriminimit të tyre, që ka ndodhur shpesh në një vend me shumicë dërrmuese katolike.