EmailFacebookKontakt

Presidenti Iranian Khatami viziton Këshillin Botëror të Kishave

Gjatë vizitës së tij në Zvicër, Presidenti Iranian Khatami bëri një vizitë domethënëse edhe në selinë e Këshillit Botëror të Kishave.

Ai mbajti edhe një fjalim me temë “Dialogu ndërfetar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, në një veprimtari të organizuar me këtë rast, në prani të liderve fetarë, diplomatë, akademikë, gazetarë, stafit të KBK dhe organizatave të tjera ekumenike të Gjenevës.

Në fjalën e tij, Khatami bëri një apel të fuqishëm që dialogu ndërfetar të shihet si një alternativë ndaj fondamentalizmit fetar dhe si një burim për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.