EmailFacebookKontakt

Shënime biografike

18.8.1906 – U lind në Shkodër Ilia Banushi, më vonë Imzot Irineu.

1925 – Mbaroi katër klasa të gjimnazit klasik.

1931 – Përfundon studimet në Seminarin Orthodhoks të Cetinjës.

1938 – Diplomohet në Teologji, në Universitetin e Beogradit.

1938 – Emërohet mësues në Seminarin Kombëtar Orthodhoks “Apostull Pavli”, në Tiranë, dhe njëkohësisht mësues i gjuhës latine dhe i historisë pranë Gjimnazit të Shtetit.

1939 – Arrestohet nga pushtuesit fashistë dhe më pas internohet në Itali.

1940 – Lirohet dhe kthehet në Shqipëri si i papunë.

1941 – Riemërohet në vendin e mëparshëm.

30.1.1942 – Hirotoniset hierodhjakon, në Manastirin e Shën Naumit.

31.1.1942 – Hieromonak dhe arkimandrit.

1.2.1942 – Hirotoniset Episkop i Apolonisë.

8.3.1942 – Pritet mjaft ngrohtë nga besimtarët orthodhoksë të Tiranës.

12 korrik 1945 – Emërohet episkop në Dioqezën e Gjirokastrës, por pushteti komunist nuk e lejon të shkojë.

28 tetor 1946 – Arrestohet.

17.4.1947 – Dënohet me 5 vjet burg.

28 prill 1949 – Amnistohet dhe menjëherë shtrohet në senatorium, sepse ishte sëmurë në burg nga turbekulozi.

1949 – Izolohet në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës.

1950 – Nuk e lejojnë të marrë pjesë në Kongresin e 3-të të KOASH.

22 gusht 1952 – Arrestohet përsëri.

9.4.1953 – Dënohet përsëri me 5 vjet burg për mosbindje ndaj pushtetit komunist.

25.8.1957 – Lirohet dhe internohet në Manastirin e Ardenicës.

1967 – Shpëton manastirin nga shkatërrimi dhe më pas e detyrojnë të zhvishet dhe e lejojnë të banojë në Lushnje, ku punon si llogaritar, por sëmundjet nuk e lënë të qetë.

18 nëntor 1973 – E sjellin urgjent në Tiranë, të sëmurë rëndë.

25.11.1973 – Ndërron jetë në shtëpinë e mbesës.