EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zëvendëspresident i Konferencës Evropiane të Kishave

Para pak ditësh, Konferenca Evropiane e Kishave bëri zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të saj. President u zgjodh Jean-Arnold Clermont, president i Federatës Protestante të Francës. Zëvendëspresidentë u zgjodhën Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe Margarethe Isberg, nga Suedia.

Konferenca Evropiane e Kishave është organizata më e madhe fetare në Evropë, e cila përfshin 125 kisha orthodhokse, protestante etj., dhe ka një bashkëpunim të ngushtë edhe me Kishën Katolike.