Kazakistan
Liderë të feve të ndryshme kundër ekstremizmit
Përfaqësues të njohur të 17 besimeve të botës kanë shprehur vendosmërinë për një bashkëpunim në luftë kundër intolerancës bazuar tek besimi. Kjo u bë gjatë një konference dyditore, të organizuar në Kazakistan. Veprimtaria u zhvillua nga 23-24 shtator në kryeqytetin Astana. Merrnin pjesë përfaqësues të besimeve të krishtera, myslimane, budiste, hebre etj. Kazakistani ka një shumicë myslimane, pasuar nga një komunitet mjaft i madh orthodhoks, por dallohet edhe sepse ka rreth 130 grupe etnike të ndryshme.