EmailFacebookKontakt

Faqja më e mirë shpirtërore në Internet

SHBA

Faqja më e mirë shpirtërore në Internet

Kohët e fundit, faqja në Internet e Kishës Orthodhokse të Amerikës, që varet nga Patrikana Ekumenike (www.goarch.org), ka marrë Çmimin prestigjioz Webby People’s Voice Award, si siti më i mirë shpirtëror i Internetit.

Kjo faqe Interneti, ofron një përmbajtje të gjerë, shpirtërore, edukative, të multimediave dhe interaktive, të jetës Orthodhokse. Kapituj të veçantë përfshijnë leximin e Ungjijve të ditës, jetë shenjtorësh, lutje dhe reflektime të përjavshme; ikona të ndryshme, kartpostale me tema fetare për të kremtet e mëdha, video të plota, të dhëna të hollësishme për botën orthodhokse, mundësinë për të hulumtuar për të gjitha enoritë, vizita virtuale në kisha orthodhokse, transmetime të drejtpërdrejta dhe të regjistruara radiofonike, mësim fetar në distancë etj.

Webby Awards janë çmimi më i rëndësishëm në botë për faqet e Internetit. Ai është quajtur nga revista e njohur “Time” si “Oskar-i” i Internetit dhe jepet nga Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave Dixhitale dhe vlerëson faqet më të mira sipas 30 kategorive.