Vlorë
“Të bashkuar më Krishtin gjithmonë do të jemi”
“Të bashkuar më Krishtin gjithmonë do të jemi”, ishte ky mesazhi që të rinjtë nga vende të ndryshme të Shqipërisë si: Vlora, Lushnja, Libofsha, Bubullima, Kolonja, Këmishtaj, Gjinari, Elbasani, Cërriku, Zavalinë Fikas, Shën Joan Vladimiri dhe Korça kërkonin të përcillnin nëpërmjet konferencës rinore të organizuar nga Zyra Qendrore e Rinisë në qytetin bregdetar të Vlorës nga datat 3-5 tetor 2003. Aktivitetet e ndryshme si: studimet biblike, diskutimet në grupe, shërbesat kishtare, liturgjia Hyjnore, ekskursioni, argëtimet e ndryshme të cilat u zhvilluan gjatë këtyre dy ditëve i ndihmuan të rinjtë të njihen më nga afër me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë përvojat si dhe të përjetojnë fjalën e Krishtit: “Atje ku 2 a 3 janë mbedhur në emrin Tim, atje do të jem edhe Unë”.
Të rinjtë u larguan me një mirënjohje dhe falëndrim të thellë për bekimet që Perëndia u ka dhënë.
Jezuela Bardhi
Çaste nga veprimtaria e zhvilluar në Vlorë, me të rinj orthodhoksë nga e gjithë Shqipëria