EmailFacebookKontakt

Falënderim

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, Zyra e Fëmijëve organizoi kampingje ditore verore për fëmijët e moshës 6-13 vjeç, në qytete e fshatra të ndryshme, ku morën pjesë rreth 800 fëmijë. Në to fëmijët krahas argëtimit nëpërmjet lojërave, këngëve, punëdores mësuan mjaft gjëra mbi jetën e Hyjlindëses dhe Mrekullitë e Jisuit.

Zyra e Fëmijëve, në emër të fëmijëve pjesëmarrës, shpreh falënderimet për Kryepiskopin Anastas, i cili mundësoi një aktivitet të tillë; për Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, Mitropolitin e Beratit, Imzot Ignatin, të cilët lejuan dhe mbështetën këtë aktivitet në dioqezat e tyre, si dhe bashkëpunëtorët tanë në vendet ku u zhvilluan këto kampingje (Tiranë, Durrës, Shën Vlash, Korçë, Divjakë, Kuqan, Cërrik, Shën Joan Vladimir, Kavajë).

Urojmë që atmosfera e gëzueshme e kampingjeve të na shoqërojë gjatë gjithë kohës dhe në të ardhmen.