EmailFacebookKontakt

Kremtimi i Shën Marisë në Vodicë

Berat

Manastiri i Shën Marisë në Vodicë është i hershëm. Ai mban datën 1777 në hyrje të kishës. Ky manastir më 15 gusht të çdo viti mbledh besimtarë të shumtë nga Berati për të kujtuar këtë ditë të shenjtë.

Në kohën e luftës, në këtë manastir u strehuan shumë familje beratase që iu dogjën shtëpitë, sepse para se të prisheshin kishat këtu kishte dhoma të veçanta për besimtarët që vinin në këtë festë.

Sipas traditës në prag të festës së Fjetjes së Hyjlindëses besimtarët vinin qysh në mbrëmje.

Këtë vit ata u sistemuan në ambientet e brendshme të manastirit, pranë të cilit ka mbetur ende selvia e rrethuar me një bordurë, që shërben si vend pushimi për besimtarët.

Për të ardhur në këtë festë ishin vënë në dispozicion të besimtarëve mjete transporti. Në këtë ditë u krye Liturgjia Hyjnore nga at Petraq Simsia.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”