EmailFacebookKontakt

Korçë – Protesta të besimtarëve për cënimin e kishës

Nëpër faqet e shtypit

Korçë – Protesta të besimtarëve për cënimin e kishës

Nga gazeta KORA JONE: Protestë në qendër të Korçës e banorëve të fshatit Çiflik, pas bllokimit të punimeve për ndërtimin e kishës orthodhokse në fshatin e tyre, që ndodhet rreth 3 km larg Korçës. Devotshmërinë e tyre si besimtarë, një grup banorësh të këtij fshati e kanë demonstruar me një protestë paqësore para Gjykatës së Apelit dhe para katedrales së qytetit. Me thirrje të ndryshme në mbrojtje të kishës dhe kundër qëndrimit të palës paditese, ata shkallëzuan kështu reagimet e tyre, duke manifestuar kështu si rrallë kush interesat e tyre fetare. Pas ndarjes së tokave, banorët dhuruan nga një copë tokë që të ndërtohej kisha, por sapo toka arë u kthye në truall, dolën disa “pronarë”, që sipas “ligjit” kërkuan t’u jepej atyre. Dhe, të përforcuar edhe nga fakti se pretenduesi ishte prokuror i apelit, e fituan në shkallë të parë…

I lumtë fshatarëve të Çiflikut!

Ndryshe nga shumë raste të tjera, kur ka qenë apatia e vetë besimtarëvë, që ka sjellë humbjen e pronës së kishës, ata treguan se kur ngrihet zëri, abuzuësit janë të detyruar të tërhiqen dhe shteti, do s’do, e dëgjon zërin e tyre.