EmailFacebookKontakt

15 Gusht – Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë

Përlëshorja e Fjetjes

Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte, në fjetjen tënde s’e neverite, botën, o Virgjëreshë; në jetën e qiellit shkon jetën si linde këtu mbi dhë, dhe i shpëton gjithnjë prej vdekjes, shpirtrat tanë, o Hyjlindëse!

Zemrën na e çel, me gëzim e ngazëllim…

Zemrën na e çel, me gëzim e ngazëllim, o Zonjë, falna gazin e pasosur tani, sepse ke lindur ti shkaktarin e gëzimeve.

Zonjë, na shpëto, Virgjëreshë dhe Hyjlindëse, prej helmeve dhe rreziqeve, se ti ke lindur Shpëtimtarin, paqeprurësin.

Mjegullën largo, të mëkateve Hyjlindëse, sepse ke lindur ti diellin e parajetshëm.

Zonjë na shëro, nga pësimet e sëmundjeve, na mëshiro dhe na vizito, edhe shëndetin na e dhuro me ndërmjetimin tënd.

Nga Troparet