EmailFacebookKontakt

SYNDESMOS – unitet – dëshmi – rinovim

SYNDESMOS, Organizata Botërore e Rinisë Orthodhokse u themelua në vitin 1953 në Paris, nga një grup teologësh të rinj orthodhoksë, që më pas u bënë shumë të njohur, ku përfshiheshin edhe At John Meyendorf, Nikos Nissiotis, Mitropoliti Georges Khodre, At Aleksander Scheman, Paul Evdokimov, Patriarku i ardhshëm i Antiokisë Ignati etj,. që kërkuan të forcojnë dëshminë dhe unitetin e Kishës Orthodhokse.

Syndesmos ka bekimin dhe mbështetjen e të gjitha Kishave Orthodhokse dhe ka punuar të nxisë një reflektim më të thellë, rinovim dhe dëshmi të krishterimit orthodhoks, në disa fusha të rëndësishme, si ato të jetës liturgjike, shërbimi të të rinjve, misionit, teologjisë, lëvizjes ekumenike dhe afrimit me Kishat Orthodhokse Orientale.

Në 50 vjetët e veprimtarisë së saj, Syndesmos është rritur vazhdimisht dhe ka fituar një njohje ndërkombëtare. Ajo përbëhet nga 126 lëvizje rinore, nga 42 vende.

Qëllimi i Syndesmos është:
të jetë një “lidhje uniteti” (në greqisht SYNDESMOS), midis grupeve rinore orthodhokse kudo në botë dhe të organizojë dhe ndihmojë ato kur është e mundur.
të promovojë kontakte të qëndrueshme mes seminareve, shkollave e fakulteteve teologjike.
të nxitë një njohje më të thellë të besimit orthodhoks, midis të rinjve orthodhoksë dhe një vizion të përbashkët për detyrat e Kishës në botën moderne
Të sigurojë kontakte të të rinjve orthodhoksë me të krishterë të tjerë dhe popuj të besimeve të ndryshme etj.

Syndesmos organizon:
1. Kooperimin midis të rinjve orthodhoksë, nëpërmjet:
-Festivaleve dhe takimeve në gjithë globin.
-Pelegrinazheve
-Botimeve
-Grupeve që vizitojnë lëvizje dhe kisha të ndryshme
-Kontakteve të vazhdueshme nëpërmjet Sekretariatit të vet të Përgjithshëm
-Faqes në Internet të Syndesmos
2. Trainimin dhe përgatitjen e drejtuesve rinorë
-Kurse trainimi dhe takime për aktivistët, kampe verore për drejtues, katekistë, punonjës socialë dhe organizatorë të kontakteve ndërkombëtare
-Shkollat verore të Syndesmos
-Takime në sekretariatin e organizatës
3. Teologji
-Konsultime midis shkollave teologjike orthodhokse
-Takime, seminare dhe kampe pune për bioetikën, mjedisin, luftën dhe nacionalizmin, Evropën, jetën liturgjike etj.
-Veprimtari me teologët e rinj.
4. Dialog ndërmjet të krishterëve