“Dhe ju do të jeni dëshmitarët e Mi në Jerusalem dhe në gjithë Judenë e Samarinë dhe deri në fundin e tokës”. (Vep. 1:8)
Si do e thënë e Fjalës së mishëruar të të dytit. Si mundet, pra Kisha, ta jetojë identitetin e vet apostolik në epokën tonë? Perëndisë, ka vlerë të përjetshme. Mërisht, fjalët e fundme të Zotit pas Ngjalljes dhe para Ngjitjes në qiell, kanë një peshë unike, sepse ato përmbledhin esencën e trupit të Tij mistik, Kishës. Ungjillorët Mattheu dhe Lluka i kanë ruajtur këto fjalë me kujdes të veçantë. I pari, duke e vulosur ungjillin e tij me to dhe më pas, duke i përdorur për të hapur rrëfimin e tij të Veprave të Apostujve, kjo është periudha e parë e historisë së Kishës. Le t’i rikujtojmë këto fjalë. Sipas Mattheut, Zoti i Ngjallur tha: “Mu dha gjithë pushteti në qiell dhe në tokë. Shkoni dhe bëni dishepuj nga gjithë kombet… dhe Unë jam me ju, deri në fundin e kohës” (Matth. 28:18-20). Lluka i ruajti urdhëresat si vijoi: “Dhe ju do të jeni dëshmitarët e Mi në Jerusalem dhe në gjithë Judenë e Samarinë dhe deri në fundin e tokës” (Vep. 1:8).
Këto dy tekste ilustrojnë qartë karakterin, horizontin dhe vizionin e veprës së Kishës…
Gjatë 40 vjetëve të shkuara, veçanërisht me strukturën e Syndesmos, ne kemi reflektuar mbi këtë urdhëresë të fundit të Krishtit, duke e theksuar dhe përpjekur të plotësojmë pasojat e saj. Në periudhën e parë, gjatë dekadës së viteve ’60, shumë besuan se entuziazmi ynë rinor do zhdukej shpejt, si fishekzjarret. Megjithatë, përpjekjet në vazhdim provuan që ai ishte një zjarr i vërtetë, i ndezur nga Shpirti i Shenjtë në zemrat e gjeneratës së pas Luftës së Dytë Botërore, duke e çuar pishtarin e ndezur, ngadalë por me vendosmëri, në jetën e Kishës Orthodhokse.
Tani, që po kremtojmë përvjetorin e pesëdhjetë të Syndesmos, në fillimin e shekullit të XXI-të, është e nevojshme të marrim edhe një herë në konsideratë identitetin apostolik të Kishës sonë Orthodhokse dhe të përcaktojmë edhe njëherë një dimension të harruar të tij…
Kushtet në botën e mijëvjeçarit të tretë nuk janë sigurisht të njëjta me ato të të parit ose të të dytit.
1. Për të nisur, është e nevojshme të stimulojë bindjen tonë të jetuar se ne jemi pjesë e një Kishe që është “apostolike”, në kuptimin që ne kemi përpunuar deri tani dhe se kjo thirrje apostolike i përket gjithë Kishës. Çdonjëri nga ne personalisht, si një qelizë e gjallë e tërë këtij organizmi, mbart një pjesë të përgjegjësisë. Interesi për veprën apostolike, për misionin, nuk është specialitet i një grupi të veçantë individësh. Ai është përcaktuar si detyrë e Kishës. Është sine qua non e jetës së saj…
Sot, shumë kisha – Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, e Antiokisë, e Moskës, kishat e Greqisë dhe Qipros – kanë adoptuar pozicione dhe programe apostolike. Dua të shtoj se edhe arritjet në Afrikë dhe në Shqipëri në dekadat e kaluara janë gjithashtu fryti i punës konkrete të bërë falë kësaj ringjalljeje apostolike. Sërish, ne e gjejmë veten tonë sot në stadet e hershme të një epoke të re misionarizmi orthodhoks, në fillimet e një agimi të zgjimit apostolik orthodhoks në shekullin e XXI-të…
2. Ne jetojmë në një epokë të një krijimtarie të jashtëzakonshme njerëzore, frytet e së cilës janë sidomos të dukshme në mbretërinë e shkencës dhe edukimit. Si krijesa të bëra sipas shembëlltyrës së Perëndisë, ne jemi të pajisur me karakterin thelbësor të krijimtarisë, që, së bashku me lirinë, intelektin dhe dashurinë, është ndër cilësitë tona më të spikatura. Në çdo gjeneratë të re, me sfidat e veta unike, ne jemi të thirrur për atë që Kisha e ka të përjetshme, të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë krijuese, por në vazhdimësi organike me origjinalin, “apostolikun”…
3. Bota “jashtë” Kishës (që është terreni kryesor i misionit), është në mënyrë të paimagjinueshme komplekse. Çdokush duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme duke ideuar terren të ri, duke vizatuar harta të reja, duke qëndruar në vëzhgim të zhvillimeve të reja. Një mision i tillë kërkon gjithashtu mendim krijues, për atë se si është më mirë të vihet në jetë dhe të bëhet i dukshëm ideali apostolik në një kontekst të tillë.
(Vijon në faqen 4)