EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike Orthodhokse – studentëve që mbaruan u dorëzohen diplomat

Në 10 qershor, në Akademinë Teologjike Orthodhokse, në Shën Vlash, Durrës, u krye me një ceremoni mbresëlënëse dorëzimi i diplomave për 16 studentë që mbaruan sivjet.

Programi përfshinte këngë kishtare, përshëndetje nga At Luka Veroni, drejtori i shkollës, nga Kryepiskopi Anastas e studentët më të dalluar dhe kulmoi me dorëzimin, e mbushur me emocione të veçanta të diplomave, nga Fortlumturia e Tij.