Pas deklaratës së Vatikanit, për krijimin e dy dioqezave të reja në Kazakistan, ku besimtarët e krishterë i përkasin në shumicën dërrmuese Kishës Orthodhokse Ruse, kjo e fundit ka reaguar ashpër. Ky vendim është marrë pa asnjë bisedim paraprak me Kishën Orthodhokse dhe dëshmon për një shmangie të dialogut dhe dëmtim të marrëdhënieve midis dy kishave, në favor të një veprimtarie prozelitismi. Këto dy dioqeza, i shtohen disa të tjerave të ngritura kohët e fundit në mënyrë arbitrare nga Vatikani, në zona tradicionalisht orthodhokse, si në Ukrainë, Rusi etj.