EmailFacebookKontakt

Nifoni në Athos (14 qershor)

Bir i një prifti shpresëtar, lindi më 1315 në fshatin Lukovë të Sarandës. Në moshën dhjetëvjeçare ia besuan një xhaxhai të tij, vëlla i manastirit të afërt të Mesopotamit, një manastir bizantin perandorak me interes arkitektonik. Atje mësoi Shkrimet e Shenjta, u bë murg dhe (rreth 1335) prift. Inteligjent, i kujdesshëm dhe shumë i ditur, kërkoi jetën eremite. Iku nga manastiri dhe mësoi në mënyrë të frytshme tek një jerond sinait, i cili kishte ardhur në malin Giromero të Epirit. Shpejt arriti të recitonte të gjithë Psaltirin drejt me një këmbë! Për hir të qetësisë së skajshme shkoi në Mal të Shenjtë, në “kathismën” e shën Petro Athonitit (12 qershor), në zonën e Lavrës, nën drejtimin e asketit Theognost. Mbas tre vjetësh ai zbuloi se Nifoni ishte presviter, kështu që oshënari iku, pasi avai i tij i sillej tashmë si vëlla. Në vazhdim u ushtrua në vende të ndryshme të Malit të Shenjtë, si në Skitin e tanishëm të Shën Anës; dhe më pas afër mikut të tij të ngushtë, shën Maksim Kafsokalivitit (13 janar), biograf i parë i të cilit është Nifoni. Dhe më pas, në shpellën në breg të detit para Kafsokaliveve të sotme. Për vite të tëra jetonte me bukë thatë, që hante një herë në javë, ndërsa për një kohë kishte për ushqim të vetëm lakrat dhe jetonte në qiell të hapur, pa banesë dhe pa strehë. Për këto u akuzua, nga ziliqarë, si i mashtruar (nga djalli), dhe u thirr për të ndërmar mënyrë jetese, dhe shenjti u bind përulësisht. Tregohen për të: tejshikime ngjarjesh të largëta, parashikime, shërime trupore dhe shpirtërore dhe bamirësi të tjera. Afër tij ishin tërhequr shumë vetë, por i la dhe iku për të mos e shpërndarë vëmendjen. Vetëm dy murgj murgjëruan bashkë me të, bashkvendasit e tij Marko e Gavril. E paranjohu fjetjen e tij, gjatë së cilës fytyra e tij shekullore shkëlqeu si diell (e diel 14.6.1411).