EmailFacebookKontakt

Mesazh urimi i Kryeministrit, z. Fatos Nano

Fortlumturi,

Kam kënaqësinë dhe nderin që në emrin tim personal, si dhe të qeverisë që unë drejtoj t’ju uroj nga zemra: “Gëzuar Pashkët, Juve e të gjithë besimtarëve orthodhoksë shqiptarë, kudo që ndodhen”.

Kjo ditë e shënuar që simbolizon rilindjen e jetës dhe të dritës, është njëherësh edhe një thirrje e fuqishme për paqe e mirëkuptim, për harmoni dhe më shumë begati për të gjithë shqiptarët, të çdo besimi qofshin. Me këtë rast uroj të gjithë e posaçërisht besimtarët orthodhoksë: “Paqe, lumturi e begati në çdo vatër familjare e në mbarë vendin”.

Vuajtjet dhe ringjallja e Jisu Krishtit i dha kuptim, forcë e shpresë të pashuar jetës. Le të na frymëzojë kjo festë e shenjtë edhe në përpjekjet tona të përbashkëta për ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë ne.

Më lejoni, Fortlumturi, që së bashku me këtë urim të përzemërt, t’ju falënderoj edhe për kontributin e mbarë Komunitetit Orthodhoks Shqiptar e posaçërisht Tuajin, në ngritjen e ruajtjen e vlerave shpirtërore e materiale, të bazuara në respektin dhe dashurinë për njeriun.

Edhe një herë: “Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”

Tiranë, më 25.4.2003