Sinodi i Shenjtë i Patrikanës Ekumenike vendosi në janar, ndryshimin e kryesimit të dioqezës së Zvicrës, për arsye të gjendjes shëndetësore të Mitropolitit Damaskinos, duke e zëvendësuar atë me Mitropolitin Jeremi, që ka qenë në krye të dioqezës së Francës.
Ndërsa Mitropolit për Francën u caktua episkopi Emanuel, që mbulon edhe përfaqësinë e Patrikanës pranë Bashkimit Evropian. Gjithashtu, u vendos që Spanja, ishujt Kanarie dhe Portugalia të bashkohen në një dioqezë të re, me seli në Madrid.