Në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes shenjtor, u restaurua kisha kushtuar Shën Serafimit, në krahinën e Nizhni Novgorodit. Kjo kishë ndodhej brenda manastirit të vjetër të Sarovit, pjesërisht i shkatërruar, i cili u ngrit në vitin 1987, në vendin ku kishte qenë qelia e oshënarit. Ajo ishte shenjtëruar më 1903, gjatë ceremonive për shpalljen zyrtare të tij si shenjtor nga kisha ruse.
Manastiri i Sarovit u mbyll më 1921, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore ishte kthyer në qendër kërkimesh atomike dhe zonë e ndaluar, deri në vitin 1990. Më pas qeveria ruse ktheu kishën e shenjtorit, e cila ishte transformuar në sallë për shfaqje. Punimet për restaurimin kushtuan rreth 450 mijë dollarë.
Shën Serafimi ishte murg i manastirit të Sarovit, ku jetoi nga viti 1778 deri në fjetjen e tij, në vitin 1833 dhe ka qenë edhe është një nga shenjtorët rusë më të nderuar. Në vitin 1990 lipsanet e tij u gjetën në një nga depot e Muzeut të ateizmit në Shën Petërsburg dhe u vendosën në manastirin e Divejevos, afër Sarovit, ku ai kishte qenë at shpirtëror i murgeshave të atjeshme.