Doli nga shtypi libri i ri i katekizmit të krishterë, i Kishes Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai titullohet “Jeta jonë me Zotin” dhe është botuar me bekimin e Kryepiskopit Anastas.
Libri ka vlera të veçanta përsa i përket mënyrës së trajtimit të veçorive moshore dhe metodave për përvetësimin e mësimeve për besimin tonë orthodhoks. Ai është i pari i një serie librash katekizmi, që do të botohen në të ardhmen. Një tjetër veçori e tij është, se shoqërohet edhe nga një tjetër libër, me udhëzime për mësuesit e katekizmit.
Këta libra do t’i bëjnë më shumë interesante orët e mësimit, brenda të cilave përmblidhen histori nga Ungjilli, ushtrime, lojëra, psalme dhe këngë kishtare.
Librin mund ta gjeni pranë kishave dhe grupeve të katekizmit dhe ai do të jetë një nxitje më shumë për prindërit, që të regjistrojnë fëmijët në këto grupe, por edhe do ta bëjë më tërheqëse orën e mësimit për ta.
Për realizimin e këtij libri kanë kontribuar shumë teologë, specialistë të mësimdhënies dhe të psikologjisë për fëmijë.
Organizohen grupe katekizmi për fëmijë në zona të ndryshme të Tiranës.
Për fëmijët e Tiranës
Merrni pjesë në grupin e katekizmit, që është më pranë shtëpisë suaj:
Ai tek Kinoklubi i Qytetit Studenti, nën drejtimin e Ana Babës, e shtunë ora 10:30.
Grupi tek “Shërbimi i Dashurisë”, Rruga e Fortuzit nën drejtimin e Gabriela Bezhanit dhe Ana Kërçykut, të martën, ora 15:00.
Grupi tek Kisha e Ungjillëzimit, ditën e premte, ora 16:00.
Grupi tek shtëpia e rinisë përballë Kryepiskopatës, të dielën mbas Liturgjisë Hyjnore.
Në Kishën e Shën Prokopit, të shtunave, ora 11.00, nga dhjakon Ilia
Grupi në Kompleksin “Nazaret”, në Kombinat, nga Maksim Çuko
(Për grupe të tjera merrni informacion në numrat e telefonit: Miron Çako 0682276455 ose 2470-60, Katerina Papadhopulli 2268-55.)