Ukrahinë
Protestë për krijimin e një Patrikane Unite në Kiev
Mitropoliti Kirill i Smolenskut i është kundërvënë me forcë në një deklaratë për mediat, idesë së hedhur kohët e fundit, për krijimin e një Patrikane Unite në Kiev (të krishterë të ritit lindor që varen nga Papa).
Qendra e Unitëve të Ukrahinës, prej shekujsh ndodhet në qytetin e Lvovit, pranë kufirit me Poloninë, por me kërkesën e primatit të tyre pranë Papës, synohet që ajo të transferohet në kryeqytetin e Ukrahinës, në Kiev. Kjo, nëse do të realizohet, do sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kishës Katolike dhe asaj Orthodhokse Ruse, e cila e akuzon të parën për proselitizëm.