Rusi
Patriku Aleksei akordon Çmimin “Për punë të dalluar në forcimin e unitetit të orthodhoksëve”
Më 21 janar 2003, Fondacioni Ndërkombëtar i këtij Çmimi, zhvilloi ceremoninë e ndarjes së tij, në mjedisin e Kishës Katedrale të ringritur nga themelet, të Krishtit Shpëtimtar, në Moskë.
Merrnin pjesë anëtarë të Sinodit, klerikë, funksionarë të lartë shtetërorë, figura të njohura publike. nxënës, shkrimtarë e artistë etj.
Patriku Aleksej, si President i bordit të këtij fondacioni, drejtoi ceremoninë. Për vitin 2002, Çmimi iu akordua këtyre figurave: “Fortlumturisë së Tij Ignatit, Patrik i Antiokisë dhe i gjithë Lindjes, “për kontributin e madh personal në forcimin e unitetit të orthodhoksëve dhe ruajtjen e pranisë së krishterë në Lindjen e Mesme”; Presidentit të Bullgarisë Georgi Pyrvanov; Kryetarit të Dumës (parlamentit) Ruse, Genadi Seleznev; Akademisë Teologjike Orthodhokse të Kretës etj.
Në fund u dha një koncert me muzikë kishtare.