EmailFacebookKontakt

Veprimtari me të vegjëlit për Krishtlindjet

Me bekimin e Kryepiskopit Anastas u zhvillua një aktivitet me fëmijët orthodhoksë në qytete të ndryshme të vendit, me rastin e Krishtlindjeve.

Rreth 750 fëmijë nga Tirana, Korça, Elbasani, Durrësi, Kavaja, Berati, Fieri dhe rrethinat, si dhe fëmijë të rrugëve dhe të jetimores “Zyber Hallulli”, morën pjesë në këtë program festiv. Tema e tij ishte “Dhuratat tona për Krishtin foshnjë”.

Fëmijët patën mundësi të shihnin shfaqje me kukulla, të mësonin këngë të reja për Krishtlindje, të ndiqnin filmin “Vogëlushi daulltar”, të luanin, të bënin punëdore, e cila lidhej me Krishtlindjet etj.

Në fund të veprimtarisë, fëmijëve iu dhurua një libër për Krishtlindjet, i titulluar “Ja Krishti lind! Lavdërojeni Atë!”.

Gabriela Bezhani