Norvegji – U zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë
Një nga arritjet e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë gjatë këtyre 11
vjetëve të ringjalljes dhe
rritjes së vazhdueshmë,
është dhe pjesëmarrja e saj
si e barabartë në veprimta-
ritë me Kishat e tjera Or
thodhokse simotra dhe më
gjërë në aktivitetet ndërfe-
tare në botë. Kjo veprimtari
ndërkombëtare ka forcuar
dhe më shumë autoqe-
falinë e saj, duke u bërë
anëtare e Konferencës së
Kishave Evropiane dhe e
Këshillit Botëror të Ki
shave. Kisha jonë gjitha-
shtu falë personal itetit dhe
reputacionit të padisku-
tueshëm të Kreut të saj,
Imzot Anastasit është e
pranishme dhe në veprim
tari të ndryshme ekume-
nike dhe ndërfetare, duke
kontribuar në përpjekjet për
bashkëpunim paqësor dhe
solidaritet në rajonin tonë
dhe më gjerë.
Në këtë kuadër nga
data 11-12 nëntor në Oslo
të Norvegjisë u mbajt
Mbledhja e parë e Këshillit
Evropian të Udhëheqësve
Fetarë (WCRP).Në të me-
rrnin pjesë udhëheqës
shpirtërorë nga konfesione
dhe fe të ndryshme, Ortho-
dhoksë, Romano-katolikë,
Protestantë, Muslimanë,
Hebrenj, Budistë etj.
Gjithashtu ishin të ftuar dhe
vëzhgues nga Organizata
e Kombeve të Bashkuara,
sekretari i përgjithshëm i
Këshillit Evropian të Ki
shave Rev. Keith Clement,
një grup këshilltarësh për
politikat e ndryshme bre-
nda Presidencës së Kë-
shillit Evropian, ministri i
jashtëm i Norvegjisë,
ambasadorë të ndryshëm
etj.Ndër udhëheqësit ^rye-
sorë fetarë për momentin
në Evropë dhe ndër the-
meluesit e këtij organizmi
të ri, në takim merrte pjesë
si një ndër moderatorët
kryesorë, Kryepiskopi i
Tiranës dhe gjithë Shqipë-
risë, Prof, Dr. Anastasi.
Këshilli Evropian i
Udhëheqësve Fetarë u
krijua nën kujdesin e degës
Evropiane të Konferencës
Botërore për Fenë dhe
Paqen me qëllim që fetë e
ndryshme në Evropë të
veprojnë së bashku për të
përballuar sfidat e ndrysh
me sociale, ekonomike,
shoqëroje etj, që përjeton
Evropa, për të ndihmuar
për shuarjen e konflikteve
të ndryshme si dhe për të
krijuar një Strukturë ndër-
fetare panevropiane, e cila
do të ndihmojë institu-
cionet e ndryshme politike
në Evropë, si Bashkimin
Evropian (EU), Organi-
zatën e Mbështetjes së
Shteteve të Pavarura (CIS)
dhe Organizatën për Siguri
dhe Bashkëpunim në
Evropë (OSCE).
Misioni i këtij organizmi
të ri është të ngrejë në një
shkallë më të lartë bashkë-
punimin ndërfetar për
paqen.
Takimi fl lloi në datën 11
nëntor, me seancën e parë
plenare: ‘’Roli i fesë dhe
bashkëjetesa në Evropë”.
Moderator dhe drejtues i
kësaj seance ishte Kryepi
skopi Anastas, i cili në
ijalën e ty theksoi rolin e
pamohueshëm që ka lu-
ajtur dhe vazhdon të luajë
feja në stabilitetin, siguri-
min, bashkëpunimin dhe
paqen në Evropë dhe më
gjerë. Fjala e Perëndisë ka
autoritet dhe i kalon
shpeshherë kufijtë e
politikës. Ne, si udhëheqës
shpirtërorë kemi një zë, i
cili dëgjohet dhe kapet nga
njerëz, të cilët politikanët
nuk mund t’i arrijnë dhe se
idetë dhe mësimet e njerë-
zve të fesë për paqe janë
shpeshherë më të forta se
sa shumë deklarata që da-
lin nga qarqe politike, sepse
vetë emri i Perëndisë sonë
është ‘Terëndi i paqes”.
Kontributi i Kryepi-
skopit Anastas ishte fryt-
dhënës dhe i dobishëm
edhe gjatë diskutimeve në
grupe dhe në veçanti, gjatë
seancës së dytë plenare,
që u mbajt në datën 12
nëntor, me temë: “Roli i
fesë sot, në Evropë dhe në
botë”.
Në fund të takimit u
miratua deklarata: “Qën-
drojmë së bashku për
paqen”. Të gjithë të pra-
nishmit bashkuan zërin e
tyre për të kontribuar për
një Evropë në paqe dhe pa
konflikte.
Më 13 nëntor 2002,
Kryepiskopi Anastas ishte
i ftuar si referuesi kryesor,
edhe në Universitetin Te-
ologjik Luteran të Oslos,
me rastin e 10- vjetorit të
pranimit të Kishës Lute-
riane të Norvegjisë në Kë-
shillin Botërortë Kishave.
Në referatin e tij, i cili u
shoqërua dhe me diapo-
zitiva nga arritjet e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri,
Fortlumturia e Tij Anastasi
foli për ringjalljen e Kishës
sonë dhe kontributin e saj
për zhvillinin e të tërë ve-
ndit.
Jorgo Papadhopulli