EmailFacebookKontakt

Mitropolia e Beratit: Kisha ndihmon për realizimin e veprimtarive dhe mjediseve sportive për të rinjtë

Mitropolia e Beratit
Kisha ndihmon për realizimin e veprimtarive
dhe mjediseve sportive për të rinjtë
Në fshatin Agim të komunës
së Libofshës, rrethi Fier më
27.11.2002 në kuadër të 90 –
Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
dhe Ditës së Çlirimit të Atdheut u
zhvillua dita olimpike me pjesë-
marrjen e nxënësve dhe mësuesve
të shkollave 8 – vjeçare, Libofshë,
Agim, Ndërnënas dhe rreth që u
ndoq me interes nga komuniteti i
këtyre fshatrave. Në këtë aktivitet
pati përfaqësues nga komuna
Libofshë, Drejtoria Arsimore, Fier
si dhe nga komuniteti fetar
orthodhoks. Në fillim për pjesë-
marrësit u dha tabloja letraro –
artistike e përgatitur nga nxënësit
e shkollës 8- vjeçare Agim ku-
shtuar 90 – vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë në ambientet e
shkollës. Më pas nxënësit dhe më-
suesit u rreshtuan në fushën e
sportit për të vazhduar aktivitetet
sportive.
Drejtori i shkollës 8 – vjeçare
Agim, z. Llambi Sauli u uroi
mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe
shikuesve, dhe që të kalonin një
ditë të gëzuar e të bukur. Në fjalën

e tij z. Llambi falënderoi Kishën
dhe pushtetin lokal për ndihmesën
e dhënë në krijimin 1500 m2 të
lulishtes pranë shkollës.
Ai falënderoi veçanërisht
Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë e në mënyrë të veçantë
Kryepiskopin, Prof. Dr. Anastasin,
për kontributin e madh që dha për
vogëlushët e kopshtit Agim, në-
përmjet zyrës “Përkujdesje di-
tore”. Ky kopsht, i përbërë nga 50
fëmijë në dy grupe (klasa), u
kompletua me të gjithë komodi-
tetin e nevojshëm dhe me mjetet
didaktike. Gjithashtu, u falënderua
Mitropoliti i Beratit, HirësinaeTij
Ignati, i cili ndihmoi komunitetin në
përfundimin e terreneve sportive
dhe që dha mundësinë e zhvillimit
të ditës olimpike.
Kisha jonë ka dy vjet që në
mjediset e saj në fshatin Metaj, ka
mundësuar zhvillimin normal të
mësimit për ciklin e ulët, sepse
ambientet e shkollës ishin të
papërshtatshme.
Llazar Çuko