EmailFacebookKontakt

Përtej shpifjeve të radhës…

Përtej shpifjeve të radhës…
Lekë Tasi*
…Përtej fenomenittë sajimeve,
ndërshihet këtu një qëndrim dy-
shues, i vjetër, i vendosur ndaj ki-
shës orthodhokse. Disa media da-
llohen botërisht për këtë tendencë
të tyre. Qysh në fillim ato kanë për-
hapur një opinion të vjetër të tipit
diktatorial. Si pasojë përpjekjet e
komunitetit orthodhoks për të ri-
mëkëmbur kishën e vet më 1991,
nuk u rrethuan me simpati, siç do
të meritonte mbyllja e njërës prej
plagëve në trupin e Shqipërisë,
vetëm e vetëm se në këtë përpjekje
ai përfshiu edhe Patrikanën Eku-
menike. Ky sektor i shtypit dhe i
opinionit, në vend që të orientojë,
si pjesa e vuajtur drejt hapjes në
botën dhe logjikën e saj, largimit
nga obskurantizmi diktatorial e
ksenofobia agjentura ndjellëse, i
quajti ato “përpjekje antikombë-
tare”, progreke, etj. Në një farë
mase, këtë qëndrim adoptoi më
vonë edhe politika. Për të vënë në
vështirësi njëra palë tjetërn, dolën
mocione që të mos lejohej Kryepi-
skopi, dhe arriti puna të pengohej
kisha, edhe për të bërë një proçe-
sion të thjeshtë në rrugë. Pastaj u
hartua projektkushtetuta, që e për-
jashtonte Imzot Anastasin automa-
tikisht, gati pa e nisur akoma punën.
Pas referendumit, qëndrimi i shtetit
me Kishën u normalizua disi, por
doli tani një gjë qesharake, sjellja
ndaj Kishës u luhat jo rrallë sipas
konjukturave që kalonin marrëdhë-
niet shtetërore me Greqinë…
Këto të gjtha janë fyese për
besimtarët, që janë patriotët më të
devotshëm, paçka se të heshtur.
Por njëkohësisht është dhe e kup-
tueshme kjo mendësi, brenda së
cilës dhe tjala Orthodhoksi ra shu-
më poshtë nga vafti në sytë e opi­
nionit. Njohuritë e pakta ose fare
të paqena për punë feje (dhe flasim
për intelektualë) s’mund të shndë-
rrohen brenda natës në vizion ba-
shkëkohor, aq më tepër në ndërgje-
gjësim kristian, që njeh e pranon,
madje e kërkon dhe e mirëpret
misionarin shtegtues nëpër botë
për të ungjillëzuar popujt. E tërë
historia e Krishterimit nuk është
veçse historia e një apostulati. He-
brejtë në Azi të Vogël, Greqi, Iliri,
Romë, më pas Mesdheu që përhap
Ungj ill in në Evropën e Veriut dhe
me radhë Evropa që e përhap në
kontinentet. Orthodhoksët pra u
bazuan në një preçedent mijëvjeçar
që ndër të tjera, për Kishën Kato-
like përbën një praktikë gati ekslu-
zive sot e gjithë ditën. Edhe rië pi-
këpamje thjesht konstitucionale,
zhurma e ngritur se shkelej neni 16
i statutit të 1929 – ës, nuk është e
bazuar po ta shikojmë në vizionin
e mësipërm, dhe ja pse: Ligjvënësit
e vitit 1929 bënë një ndarje shumë
të drejtë të gjërave thelbësore nga
të tjerat jo aq, kur në tre nenet e
para shprehen parimet, respekti-
visht principet e krishterimit si the-
mel shpirtëror të Kishës, marrë-
dhëniet me Patrikanën dhe kishat
e tjera si kusht për ecjen në ortho­
dhoksi, dhe gjuhën shqipe si mjet
shprehje të saj. Në pjesën për hie-
rarkinë që ishte më aktuale për ko-
hën, vunë parimin e shqiptarësisë
së peshkopëve, dhe në fakt kishin
fuqi e njerëz të realizonin, por me
një intuitë thuajse profetike të ndo-
dhive të kobshme që do të vinin, e
rreshtuan nenin 16 ndër ato dispo-
zita, që edhe mund të ndryshonin.
Kësisoj në vitn 1991, Kisha Shqi-
ptare, ajo që në vitet 20 – të siç
thamë kishte ngritur një sinod ven-
das, e mbetur pa asnjë peshkop, iu
drejtua Patriarkanës siç sugje-
ronte neni 2 i statutit. Misionari që
ndodhej pranë saj si eksark, Imzot
Anastasi, kishte një përvojë të gjatë
në Afrikë dhe veç kësaj kishat e
Evropës ia rekomandonin me fjalët
më të mira si Kryepiskop. Kori
kundërshtues ishte dhe këtë radhë
i përbërë nga joorthodhoksë…
Kanë kaluar 10 vjet. Jo vetëm
çdo besimtar që shqetësohet për
kishën e tij, por edhe çdo shqiptar
që do një Shqipëri pa trauma, sheh
në sektorin e Kishës sonë: së pari,
rindërtim të kishave, bërë tërësisht
me fondet e donatorëve (Pronat
nuk ijanë kthyer ende kishës). Një
pyetje del vetiu: si do të bëhej kjo
punë kaq e nevojshme, po të ishte
lënë kisha në fatin e vet?). Së dyti,
një Akademi teologjike për përga-
titjen e klerit, me profesorë nga e
tërë bota dhe kualifikimi i vazhdue-
shëm i pedagogëve vendas. Një
nga rezultatet e inkurajimit të
kuadrove tona është edhe formimi
i Sinodit, ku bëjnë pjesë në krah të
Kryepiskopitdhe të një Mitropoliti
arvanitas edhe një mitropolit shqi­
ptar, me lehtësimin e barës së ri-
ndërtimit të tempuj ve, dalja në dritë
dhe fuqizimi i shërbimit social, i cili
ndër të tjera, u ofroi asistencë dhe
ngushëllim mijëra refugjatëve
kosovarë, dhe vazhdon të ndihmojë
me ndihmë bashkëkohore, dinji-
toze, fshatrat tepër nevojtarë. Së
treti, marrëdhëniet në zhvillim me
Patrikanën dhe kishat orthodhokse
dhe të krishtera të konfeksioneve
të tjera. Kontributi i Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
pra gjen një vend pozitiv në drejtim
të dialogut ndrëkristian dhe
ndërfetar, gjë që është shumë e rë-
ndësishme për të tashmen dhe të
ardhmen e Shqipërisë. Në këtë
pikë duhet thënë që tema të tilla
nuk zënë vend në shtyp, siç lyp një
inkuadrim i plotë dhe në thellësi i
realitetit politiko-historik. Dikta-
tura e goditi fenë rëndë në mendjen
e njerëzve. Duhet shpërndarë mje-
gulla gënjeshtare që nxin çdo gjë që
vinte nga bota e jashtme. Vizitat e
Patrikut Ekumenik Vartholomeu II
kanë vendosur baza të mira për
marrëdhënie më të frytshme.
*Botuar në gazetën “Korrieri ”,
4 dhjetor 2002