EmailFacebookKontakt

Konfliktet Etnike dhe Kisha Ortodokse

Konfliktet Etnike dhe Kisha Ortodokse
– Nga 3 deri më 5 nëntor, hierarkë, klerikë, teologë dhe studentë etj., nga tradita të ndryshme të krishtera, u mblodhën në
“Holy Cross”, shkolla e njohur teologjike e Kishës Orthodhokse të Amerikës dhe diskutuan rreth temës: “Kishat Orthodhokse
në një botë pluraliste ”. Veprimtaria kishte si bashkëorganizator Këshillin Botëror të Kishave, në bashkëpunim me Institutin
Teologjik të Bostonit dhe Universitetin e Harvardit.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga MitropolitiiKorçës, Hirësia e TijJoani, i cili mbajti kumtesën
“Konfliktet etnike dhe Kisha Orthodhokse”, të cilën po e botojmë –
I
Shekulli 21 me globalizimin,
teknologjitë e reja, humbjen e
vlerave tradicionale, pluralizmin
kulturor dhe fetar, paraqet sfida të
ndryshme për të gjithë komunitetin
njerëzor në përgjithësi dhe nga këto
sfida, pa dyshim, nuk mund të për-
jashtohet edhe Kisha Ortodokse.
Asaj i duhet që të përballohet me
këto sfida jo vetëm thjesht për t’u
mbrojtur, siç fatkeqësisht ka ndo-
dhur shpesh, por edhe të gjejë zgji-
dhje origjinale dhe krijuese si pjesë
e përgjegjësisë së saj globale. Në
përgjithësi, Kisha Ortodokse,
shpesh herë edhe nga vetë anëtarët
e saj, është vlerësuar duke u mbë-
shtetur kryesisht vetëm në historinë
e dy shekujve të fundit të saj, si një
Kishë e lidhur ngushtë me një kul-
turë të vetme, në një vend të caktuar
gjeografik dhe të interesuar vetëm
për të shkuarën. E parë vetëm në
këtë aspekt, unë mendoj se i bëhet
një padrejtësi e madhe traditës së
pasur të kësaj Kishe.
Në fakt, historikisht, Kisha Or­
todokse ka lindur, është zhvillur dhe
jetuar në një ambient pluralist dhe
ekumenist. Në perandorinë romane
dhe më pas atë bizantine, përfshirë
këtu edhe perandorinë osmane,
ekumenizmi dhe globalizmi, qoftë
edhe ai rajonal, ishte dicka e zakon-
shme. Kështu që Kisha Ortodokse,
kishte një mision global jo vetëm në
kuptimin doktrinal, por edhe jetonte
në një botë globaliste dhe ekume-
niste. Nacionalizmi dhe kuptimi i
ngushtë etnik janë diçka e re në Ki-
shën Ortodokse të popujve të Ball-
kanit, dhe lidhen me ardhjen ideve
nacionaliste të shek. 19 nga një inte-
legjencia e sekularizuar, e cila e pa
Kishën vetëm si një mjet për të
arritur qëllimet e tyre nacionaliste,
mënyrë që fatkeqësisht edhe sot
nuk ka ndryshuar. Fillimisht Kisha
nuk ishte entuziaste nga këto lëvizje
sepse e ndjente që ato nuk përkonin
me natyrën universale të Ortodo-
ksisë. Por asaj, si shprehet At John
Meyendorff, “I mungonte dukshëm
forca intelektuale, dallimi teologjik
dhe stmkturat institucionale të cilat
mund t ’i nxirrnin jashtë demonët e
revolucioneve nacionalë… Kështu
patrikët, peshkopët dhe kleri i
famullive – u bashkuan me këtë lë-
vizje të gjerë nacionaliste, duke u
pëifshirë direkt nësukseset e saj po-
litike -por gjithashtu – më e rrezik-
shme- dukepranuarpozicionet e saj
ideologjike ”.

Në fillim këto ide të reja, duke
zgjuar një ndërgjegje kombëtare,
ndihmuan në luftën e popujve orto-
doksë të Ballkanit për t’u çliruar nga
pushtimi turk dhe Kisha, duke për-
krahur popullin e saj në këtë luftë,
filloi të merrte tepër e më tepër një
karakter etnik. Kështu duke patur
një besim të vetëm, besimi dhe kom-
bi u lidhën ngushtë dhe filluan të
mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke
krijuar një konfuzion të kategorive.
Dhe ky konfuzion pati koston e tij
sepse më vonë, nacionalizmi, që në
fillim ishte dukur si një forcë çlirim-
tare dhe i ndihmoi këta popuj në
çlirimin e tyre kombëtar, u bë një
faktor ndarje dhe urrejtje. Madje
nacionalizmi nuk ishte drejtuar
vetëm kundër popujve të një besimi
tjetër, qofshin këta pushtues ose jo,
por edhe kundër kombeve të tjerë
të të njëjtit besim, sepse një nacio-
nalizëm i veçantë është i shurdhër
ndaj nacionalizmave të tjera. Arsyet
që ai gjen për tëjustifikuar naciona­
lizmi n e tij nuk i pranon për të tjerët,
duke u kthyer kështu në një konflikt
etnik të pandërprerë.
Mbas rënies së komunizmit, në
shkatërrimin institucional, ekono-
mik dhe politik dhe në vakumin e
madh moral dhe shpirtëror që u
shkaktua nga kjo rënie. nacionalizmi
ekstrem gjeti një terren të përshtat-
shëm. Grupime të ndryshme politike
u përpoqën të shfrytëzonin ndjenjat
kombëtare dhe fetare për të realizuar
qëllimet e tyre politike, duke krijuar
kështu një vorbull të madhe urrejtje,
konfuzioni dhe vuajtjeje. Urrejta e
madhe që kishte karakterizuar luftën
e klasave filloi të zëvendësohej nga
një urrejtje tjetër: urrejtja etnike.
Eshtë me interes të theksohet se
grupet e nacionalizmit ekstrem u
mbushën në masë të madhe nga po
ata që më parë kishin nxitur urrejtjen
klasore. Gjithashtu luftrave të tyre
ata u përpoqën f i japin ndonjëherë
edhe karakter fetar, duke dashur të
shfrytëzojnë, duke e deformuar, ene-
rgjinë e madhe që lind kur dikush
mendon se po i preket besimi. Madje
me shaka shumë njerëz në Ballkan i
kanë quajtur këto luftra “luftrat
fetare të ateistëve”.
Kështu që një nga sfidat më të
vështira që ka hasur dhe po has ako-
ma edhe sot Kisha Ortodokse është
qëndrimi i saj në lidhje meKonfliktet
Etnike. Sidomos në dekadën e fun­
dit përgjigja ndaj kësaj sfide po bëhet
akoma edhe më shumë urgjente,
ngaqë në shumë vende të Ballkanit
dhe të Evropës Lindore ku pati dhe
ka akoma konflikte etnike nga më
të përgjakshmet, popullsia ortodo­
kse është me shumicë. Por edhe kë-
saj here, Kisha Ortodokse, si pasojë
e një persekutimi të gjatë, u gjet e
dobësuar dhe e papërgatitur. Madje
në disa raste përballë kësaj sfide të
madhe ajo u gjet e tërhequr në të.
Ajo u gjet në një situatë pak a shumë
të ngjashme me situatën kur filluan
lëvizjet nacionaliste të shekullit 19,
ndonëse tani, akoma edhe më keq,
vendin e entuziasmit të çlirimit
nacional, gjë që e kishte lehtësuar
pjesëmarrjen e Kishës në atë lëvizje,
e kishte zënë tashmë urrejtja e
nacionalizmit ekstrem.
Por duhet pasur gjithmonë pa-
rasysh se kjo është një çështje kom-
plekse, e cila nuk mund të gjykohet
thjesht dhe në mënyrë sipërfaqë-
sore. Dhe për më tepër. kur flasim
për Kishën Ortodokse, duhet të kemi
parasysh se ajo përbëhet jo vetëm
nga hierarkia kishtare, por edhe nga
një masë e madhe ortodoksësh
nominalistë, ku përfshihen individë
të ndryshëm me nivele të ndryshme
besimi dhe përjetimi të besimit.
II
Lidhjet ndëmjet Kombit dhe
Kishës janë komplekse dhe të pa-
ndara, sepse anëtarët e kishës janë
pjesë e kombit. Ato bëhen edhe më
të ndërlikuara kur i gjithë kombi
është pjesëtar i një kishe. Por ndo-
nëse është folur shumë, përsëri
mbetet për të folur rreth problemit
të raportit ndërmjet identitetit
kombëtar dhe Kishës. Prandaj në sfi-
dën e madhe të konfliktit etnik Ki-
shës Ortodokse i duhet të flasë ha-
pur dhe qartë dhe ta shpalosë mësi-
min e saj të çmuar tek të gjithë besi-
mtarët e saj. Asaj i duhet t’i ndër-
gjegjësojë ata për kuptimin ortodoks
të Kishës, të kombit dhe të luftës,
që këto të mos mbeten vetëm çë-
shtje të rretheve të ngushta të teolo-
gëve dhe teksteve dogmatike të Ki-
shës. Le të ndalemi pak në kuptimin
ortodoks të kombit dhe të luftës,

ngaqë konflikti etnik mbështetet në
deformimin e këtyre të dyjave.
a) Antropologjia e krishterë
mbështetet në Zbulesën Hyjnore ku
thuhet se Perëndia e krijoi njeriun
sipas ikonës dhe ngjashmërisë së tij
(Gen 5:1). Mishërimi i Zotit dhe ve-
pra e tij shpëtimtare treguan se Pe-
rëndia nuk është vetëm Perëndia i
Judej ve por edhe i Kombeve (Rom.
3:29), kështu që Kisha e themeluar
në këto themele nuk i ndan njerëzit
në baza etnike ose klasore: në atë
“nuk ka më as Grek as Jude, rreth-
prerje dhe parrethprerje, Barbar,
Skith, shërbëtor apo ilirë, por Krishti
është gjithçka dhe në tëgjithë ” (Col.
3:11). Kështu që Kisha nga vetëna-
tyra e saj është universale dhe pran-
daj edhe mbikombëtare. Në Kishë
“nuk ka dallim ndërmjet Judeut dhe
Grekut” (Rom. 10:12). Mbi këtë
ngrihet edhe kuptimi i krishterë mbi
kombin dhe racën. Dëshmitë e
Shkrimit të Shenjtë si edhe tekstet
e ndyshme të krishtera apostolike
dhe pasapostolike janë dëshmi e ve-
tëdijës së Kishës së hershme. Letra
e Diognetit nuk është vetëm një nga
dëshmitë më të vjetra të kësaj
vetëdije, por edhe një nga dëshmitë
më të qarta. Mbitheksimi i kombit,
madje ndonjëherë edhe mbi Kishën,
jo vëtëm që është një fenomen i ri,
por është në kundështim të hapur
me ethosin e ortodoksisë dhe një
mohim i saj. Ky mbitheksim i nacio-
nalizmit i ka bërë dëme të mëdha
jetës kishtare dhe unitetit të brend-
shëm të Kishave Ortodokse, ngaqë
ka bërë që shpesh këto Kisha të
shohin më tepër interesat kombëtare
sesa tërësinë ortodokse.
Madje mund të thuhet, pa ndo-
një teprim se, Kisha e Dhiatës së Re
u ngrit mbi gjakun e derdhur nga
konflikti ndërmjet kombit dhe
universales. Judaizmi nuk e kuptoi
misionin mesianik pannjerëzor dhe
universal të Krishtit. Kaiafa profe-
tizoi dhe tha se; “Ju nuk kuptoni
asgjë, as nuk mendonl se është mirë
për ne të vdesë një njeri për popu-
llin dhe të mos humbasë gjithë ko-
mbi’ (Joani 11:49-50). “Qëngaajo
ditë, pra, na tregon Ungjillori, ata
vendosën ta vrasin ” (Joani 11:53).
Dhe kështu për të shpëtuar kombin
ata kryqëzuan vetë Zotin. Arsyet,
gjoja për të shpëtuar kombin e vunë
Kishën e Dhiatës së Vjetër dhe
Kryepriftin e saj kundërZotit. Kjo
ngjarje na thotë shumë neve sot: le
të kemi kujdes dhe le t’i themi të
gjithë besimtarëve tanë se shpesh
herë arsyet gjoja për të mirën e ko­
mbit mund të na vënë edhe ne kun-
dër drejtësisë dhe pse jo edhe kun-
dër vetë Zotit. Nuk ka qenë diçka e
rrallë kur arsye për të mbrojtur ko­
mbin dhe për një përfitim afat-
shkurtër të tij kanë bërë që të bëhen
krime dhe padrejtësi ndaj individëve
apo kombeve të tjerë. Dhe çdo krim
dhe padrejtësi është një rikryqëzim
i Zotit të Drejtësisë. Të gjithë ata
që kryqëzuan Zotin gjetën disa ar­
sye: Kaiafa arsyen e kombit; Pilati
atë të shtetit; ushtarët atë të disi-
plinës; populli sepse ashtu e mësoi
udhëheqja. Dhe kështu të gjithë ata
së bashku vranë një njeri në të cilin
“nuk u gjet faj “.
Ndërsa Apostulli dhe Ungjillori i
Kishës së Dhiatës së Re i përgjigjet
profecisë së Kaiafas se Krishti nuk
vdiq ςς …vetëm për këtë komb, por
edhepër t ’i mbledhur në një bijtë e
shpërndarë të Perëndisë” (Joani
11:52). I gjithë njerëzimi u pa si bijtë
e Perëndisë dhe asnjë komb i veçantë
nuk mund të kishte monopolin e vir-
tytit e shenjtërisë. Marrja e natyrës
njerëzore nga Zoti thërriste të gjitha
kombet për të marrë pjesë në trupin
mistik të Krishtit, në “Një Kishë, të
Shenjtë, të Përgjithshme dhe Aposto­
like”. Krishti përfshin gjithë njerëzi-
min dhe jo vetëm atë aktual, por edhe
ata që ishin dhe ata që do të vijnë.
Krishti nuk është një lider tribal, auto-
riteti i të cilit do të lehtësonte unifiki-
min kombëtar, por Perëndia, që na
shpëton nga mëkati dhe vdekja. Një
Krisht i kufizuar vetëm në një etni apo
një grup etnish, ose vetëm në një pe-
riudhë apo disa periudha të historisë,
do të ishte një Krisht i gjymtuar.
Të duash kombin tënd nuk do
të thotë të urresh dhe të përjashtosh

të tjerët. Nuk mund t’i shërbehet një
kombi duke dëmtuar një tjetër.
Interesi i një vendi apo i një kombi
nuk mund të vihet mbi drejtësinë.
“Kush janë interesat vendit tonë,
thotë Lactantius në Institucionet
Hyjnore, veçse shqetësimet e një
shteti apo kombi tjetër? Madje jo
vetëm që kombi nuk ndihmohet nga
kjo gjë, por përkundrazi ajo do të
kthehet në dëm të tij. Letra e patri-
kut Tikon, drejtuar besimtarëve
ortodoksë të Rusisë, tregon se që-
ndrimi i Kishës në lidhje me raportin
ndërmjet kombit e drejtësisë nuk ka
ndryshuar, megjithë deformimet që
mund të kenë ndodhur në kohë të
veçanta.
b) Nga pikëpamja e Kishës Or­
todokse, përvoja e luftës dhe kuptimi
i saj është diçka komplekse dhe shu-
më e larmishme. Ndonëse në të gji­
tha kohërat Kisha i ka thirrur bijtë e
saj ta duan atdheun e tyre tokësor
dhe të mos kursejnë as jetën për ta
mbrojtur kur ai është në rrezik, ndo-
nëse Kisha i ka nderuar shenjtorët-
luftëtarë, ikonat e të cilëve mba-
heshin në betejë nga ushtarët duke
kënduar: “Jepu fitore të krishterëve
(Vijon në faqen 8)

Konfliktet Etnike dhe Kisha Ortodokse
kundër barbarëve”, përsëri në Ki-
shën Ortodokse nuk ka ekzistuar
ndonjëherë ideja e një “lufte të she-
njtë” dhe madje as e “luftës së drej-
të”. Në Etërit e Kishës së Lindjes
dhe në traditën kanonike të Kishës
Ortodokse nuk gjendet ndonjë
shpjegim etik për “luftën e drejtë”.
Nga pikëpamja ortodokse, lufta
është një mëkat dhe një e keqe, e
kundër këtij mëkati dhe të keqeje
Kisha duhet të luftojë. Në më të
mirën e rastit lufta mund të jetë
një e “keqe e domosdoshme”, ndo-
nëse edhe ky term sjell shumë vë-
shtirësi dhe nuk është i saktë. Le
të kujtojmë se edhe në Dhiatën e
Vjetër, të mbushur me luftra dhe
gjakderdhje, Perëndia nuk e lejoi
Davidin të ndërtonte Tempullin e
tij sepse ai kishte derdhur shumë
gjak, duke treguar me këtë se në
gjakderdhjen nuk ka asgjë të shenj-
të apo të drejtë (1 Kronikat 22:7-8).
Në kanonet që rregullonin
jetën e klerit Kisha ruante një sta­
ndart ideal të asaj që duhet të ishte
dhe që ndoshta shpesh ishte e vë-
shtirë të ruhej për laikët, si pasojë
e dobësisë njerëzore. Kështu që
pëijashtimi kanonik i klerit nga çdo.
veprimtari ushtarake, ndonëse kjo
veprimtari i lejohej laikëve, tregon
qëndrimin etik të kishës së her-
shme për luftën. Krishterimi i parë
dënonte çdo lloj përdorimi të dhu-
nës. Në shkrimet e Tertulianit, Ori-
gjenit dhe të gjithë apologj istëve në
përgjithësi dëshmohet haptas për
mospërdorimin e dhunës. Shën
Vasili i Madh i vendoste një dënim
kishtar personelit ushtarak që
kishte marrë pjesë në luftë. Dhe
ndonëse vrasja në luftë nuk
konsiderohej një vrasje kriminale,

siç shihet nga kanoni i Shën Vasilit,
në të nuk shihej ndonjë gjë “e
shenjtë” apo “e drejtë” dhe pjesëma-
rrësve në të i ndalohej kungimi për
tre vjet, për të treguar se edhe nëse
ata nuk shiheshin si vrasës, përsëri
ata kishin nevojë për pastrim për të
takuar Zotin. Të krishterët predi-
konin ta mundnin të keqen me anë
të së mirës dhe në vend të luftës
lutjen dhe fuqinë e Perëndisë.-Në
perandorinë e krishterë, ndonëse
ushtria mbahej për të mbrojtur
shtetin dhe për të luftuar kundër
barbarëve, përsëri lufta shihej si një
e keqe e domosdoshme dhe kurrë
nuk u zhvilloi një doktrinë e “një lufte
të drejtë”. Mbas shkatërrimit të
perandorisë bizantine dhe më vonë,
pas shkatërrimit të perandorisë
osmane, kur u formuan kishat auto-
qefale kombëtare, nën influencën e
ndjenjave kombëtare lufta u pa në
një karakter më pozitiv. Ndonëse
përsëri në Kishën Ortodokse nuk
pati ndonjë doktrinë të “luftës së
shenjtë” apo “të luftës së drejtë”,
përsëri nuk pati zëra të fortë kundër
luftës, nga që pati një ngatërrim të
kategorive, ku u ngatërrua kombi me
fenë. Vitet e fundit janë ngritur më
shumë zëra kundër përdorimit të fe-
së në luftrat etnike të Ballkanit. Një
nga zërat më të fortë është ai i Krye-
peshkopit Anastas të Shqipërisë,
moto e të cilit “vaji ifesë nuk duhet
të përdoret kurrë për të ndezur
konfliktet, porpër të zbutur zemrat
dhe lehtësuarplagët”, është bërë ta-
shmë një pohim klasik jo vetëm në
Ortodoksi. por edhe rnë gjërë.
III
Në këtë kohë globalizing, fat-
keqësisht edhe uniformizimi, shumë

vlera tradicionale shihen të rrezi-
kuara. Një nga këto është edhe ndiji-
mi i rrezikimittë identitetit kombëtar,
që shpesh shërben si burim i lindjes
së frikës nga të tjerët dhe i ndjenjave
nacionaliste. Dhe këto ndjenja na­
cionaliste mund të shkaktojnë feno-
mene të dëmshme si ksenofobia dhe
armiqësitë ndëretnike, të cilat mund
të çojnë në kufizimin e të drejtave të
individëve apo kombeve, në perse-
kutime, në luftra dhe në shfaqje të
tjera të dhunës.
Zgjidhja e këtij problemi duhet
gjetur brenda mesazhit të krishterë.
Misioni i krishterimit dhe i vlerave
të tij është mision global dhe nuk
duhet të trembet nga çdo lloj globa-
lizimi. Sëmundjes së globalizimit se-
kular dhe të humbjes së vlerave du­
het th përgjigjet jo duke u tërhequr,
qoftë edhe në strehimin etnik dhe
kombëtar, por me mjekimin e misio-
nit të tij universal. Një i krishterë i
vërtetë nuk mund të ndjehet i rre-
zikuar etnikisht, sepse globalizmi i
krishterë nuk e mohon etnicitetin.
Misioni globalist i krishterimit nuk
është uniformiteti por uniteti.
Ndonëse Kisha nuk e mohon
etnicitetin, sepse mohimi i saj do të
mohonte vetë misterin e personit
dhe veçantinë e çdo individi, përsëri
ajo e kapërcen atë. Kisha duhet ta
shohë kombin dhe luftën sipas vle­
rave të saj saj absolute dhe të përje-
tëshme: të gjitha vlerat e tjera,
kushdo qofshin dhe sado bukur të
motivohen janë më të vogla dhe re­
lative. Ndërsa Zbulesa Hyjnore dhe
jeta në Krishtit nëpërmjet mistereve
të Kishës janë absolute. Prandaj çdo
vlerë tjetër relative që cënon vlerën
absolute nuk duhet pranuar nga
Kisha.

Në konfliktet etnike Kisha du­
het të ketë një zë të fortë profetik
dhe me urtësi duhet ta diagnostikojë
sëmundjen, kur shikon se në popu-
11 in e saj, ose në një tjetër, kanë zënë
vend lëvizjet e sëmura nacionaliste,
të motivuara dhe të ushqyera nga
urrejtja. Në urrejtjen etnike, nga ku
lind racizmi dhe fashizmi, Kisha nuk
mund të tolerojë. Ajo duhet të luftojë
pa mëdyshje kundër këtij demoni të
urrejtjes. Një dashuri e vërtetë për
kombin do të thotë që duhet kuruar
sëmundja. Dhe ajo nuk mund të
kurohet nëse nuk diagnostikohet.
Ashtu si një mjek i devotshëm që
kërkon ta shërojë të sëmurët, pa u
merakosur se çfarë do të mendojë i
sëmuri për të, ashtu edhe një kishë
e motivuar nga dashuria e vërtetë
për kombin dhe njerëzit e saj, me
fuqinë profetike të Shpirtit të Shenj-
të, duhet t’i thotë diagnozën dhe t’i
japë mjekimin, çfarëdo që të men-
dojnë njerëzit për të. Roll profetik i
Kishës është të thotë atë që thotë
Perëndia. Ne e dimë nga Shkrimi i
Shenjtë sesa e kushtueshme ishte
për profetët fraza “Kështu thotë
Zotf’. Të gjithë ata u persekutuan e
u vranë sepse thanë “Kështu thotë
Zoti”, sepse thanë fjalët e Perëndisë.
Mbretërit, sundonjësit, priftërinjtë
dhe populli donin që profetët të tho-
nin atë që ata donin të dëgjonin, por
profetët thanë çfarë Zoti po thoshte.
E vërteta mund të persekutohet, por
ajo do tëjetojë. Fjalët e saj janë të për-
jetshme, sepse “Kështu thotë Zoti”.
Nisur nga antropologjia e kri-
shterë, që Perëndia “i ka bërë nga
një gjak i vetëm të gjitha racat e
njerëzve” (Veprat 17:26), Kisha e
sheh unitetin njerëzor më thellë dhe
ndarjet etnike janë të sipërfaqshme.
E vetmja ndarje është ajo kur “të
gjitha kombet do të mblidhen para
Tij dhe Ai do të ndajë njërin nga
tjetri, ashtu si bariu ndan delet nga
dhitë. ” (Mateu 25:32). Prandaj do
të doja ta përfundoja me fjalët e N.
Berdajev: “Gjithmonëkanëqenëdy
raca në botë; ato ekzistojnë edhe
sot dhe kjo ndarje është më e rëndë-
sishmja nga të gjitha ndarjet e tjera.
Janë ata që kryqëzojnë dhe ata që
kryqëzohen, ata që shtypin dhe ata
që shtypen, ata që urrejnë dhe ata
që urrehen, ata që shkaktojnë vu-
ajtje dhe ata që vuajnë, ata qëperse-
kutojnë dhe ata që persekutohen.
Nuk ka nevojë për shpjegim se në
cilën anë dtthet tëjenë të krishterët.
(Botuar në gazetën “Korrieri”, të
datës 24 nëntor)