Tiranë, më 24 nëntor 2002
I nderuar zoti kryeredaktor,
Ne, një grup të rinjsh orthodhoksë,
I studentë shqiptarë dhe studiues të huaj,
: ndihemi të detyruar të flasim dhe të
\ demonstrojmë përpara jush të vërtetën
| tonë mbi akuzat e rënda të hedhura mbi
; një klerik të nderuar të Kishës sonë, akuza
: që na bëjnë të ndihemi në të njëjtën kohë
’ dhe ne të përbaltur prej tyre.
E vërteta nuk ka nevojë për avokati,
{ ne nuk duam të bëjmë avokatin përballë
akuzave, por kërkojmë të heqim baltën e
hedhur pa të drejtë mbi ne, duam të falim
ata që nuk dinë çfarë bëjnë dhe ata që bëjnë
; keq alë që nuk duhet të bënin.
Fotografia me të cilin nisi sulmi është
; marrë gjatë një ekskursioni të zhvilluar në
i Krujë tre vjet më parë, në datën 28 maj
i 1999. Fotografi të tjera të bëra në të njëjtin
: vend dhe në të njëjtën ditë dhe dëshmia
; jonë, vërtetojnë se në asnjë rast nuk bëhet
; fjalë përnjë “vizitë private në pyll të klerikut
] At Efrem”. Një tjetër foto e botuar në
i media – po ju vëmë në dispozicion foton
: origjinale – është krejtësisht e manipuluar,
| sepse janë hequr prej saj persona të tjerë,
\ që ndodheshin në momentin e fotografimit.
Ne, nënshkruesit e kësaj letre, do të
! refuzonim të gjenin arsye të tjera
I jashtëmediatike në këtë sulm që erdhi
papritur. Ne besojmë se ështe detyra jonë
e përbashkët që të demonstrojmë dhe të
mbrojmë të vërtetën. Ky sulm natyrisht
qe rreket të cënojë emrin dhe veprën e
Kishës Orthodhokse dhe të etërve të saj,
ndaj në protestojmë energjikisht.
Vepra e Kishës Orthodhokse në dobi
të besimit, të shoqërisë, paqes dhe har-
monisë është e gjerë dhe komplekse. Ne
duam ta quajmë këtë zhurmë që ndodhi
një aksident në rrugën tonë të përbashkët
në kërkim të së vërtetës.
Zoti kryeredaktor,
Lutemi, gjeni bashkëngjitur listën me
emrat tanë,
Duke mbetur me besim tek ju, na lejoni
të formulojmë dhe njëherë urimet tona më
të mira për punën tuaj të përditshme si
shërbyes të së vërtetës.
At Luka Veronis, Dhjakon Emanuel
Lusha, Fotini Veronis, Andon Merdani,
Jorgo Papadhopulli, Sonila Dedja,
Marina Marini, Ana Kërçuku, Krista
Xhavo, Gabriela Bezhani, Rozeta Baba,
Jezuela Bardhi, Marjeta Gorreja, Edvin
Lena, Maksim Çuko, Emanuel Shallo,
Theodhor Xhile, Nikolla Davidhi, Irena
Davidhi, Nikolla Lushi, Markela Karaj,
Aleksandër Hamlla, Agustin Nako,
Virgjil Mërkuri