EmailFacebookKontakt

Deklaratë e klerikëve orthodhoksë të qytetit të Tiranës

Tiranë, më 24 nëntor 2002
DEKLARATE E KLERIKEVE
ORTHODHOKSE TE QYTETIT TE TIRANES
Ne, klerikët Orthodhoksë të qytetit të Tiranës, shpre-
him habinë dhe indinjatën tonë të thellë për shpifjet e
ulëta të artikuluara ndaj një kolegut tonë. Përdorimi si
bazë për këtë shpifje i disa fotografive të manipuluara e
bën edhe më të dënueshme për moralin shpifjen e kryer.
Edhe ata që e fabrikuan historinë e “priftit pedofil” e
dinë mirë se gënjejnë. Por është detyra jonë që të jemi
në krah të kolegut tonë të respektuar, 67 vjeçar, i cili për
gati gjysmë shekulli i ka shërbyër me korrektësi Kishës
Orthodhokse, besimit tonë. At Efremi është anëtar i një
prej Manastireve më të rëndësishëm të Malit të Shenjtë
dhe ndodhet që prej 7 vjtësh në Shqipëri për të shërbyer
në rimëkëmbjen e Kishës sonë.
Në këto momente ne iu drejtohemi besimtarëve
orthodhoksë, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që të
jenë të qetë. Asnjë akuzë nuk është e drejtë, asnjë akuzë
nuk mund të hedhë baltë mbi Kishën dhe besimin. Me
forcën që na jep e vërteta ne i falim armiqtë tanë. Vetë
Zoti na siguron se “Po ju jap juve pushtet që të shkelni
mbi gjarpërinj dhe akrepe dhe mbi gjithë fuqinë e armikut
dhe asgjë nuk do t’ju bëjë keqjuve” (Link. 10; 19)
Në emër të klerikëve të
Kryepiskopatës
Kryesekretari i Sinodit te Shenjtë
Protopresviter Jani TREBICKA