Në datën 20 nëntor, në mjediset e Kryepiskopatës së Hirshme në Tiranë, Fortlumturia e Tij Anastasi priti
pjesëmarrësit e Asamblesë Parlamentare ndërorthodhokse, të cilët e zhvilluan mledhjen e tyre të radhës në Hotel
Rogner. Kryepiskopi u bëri atyre një ekspoze të ringritjes së Kishës sonë nga gërmadhat e ateizmit, ndërsa de-
putetët pasi e falënderuan dhe i bënë disa dhurata simbolike, bënë edhe një vizitë në Qendrën Diagnostike
Orthodhokse “Ungjillëzimi”.