Gëzuar Krishtlindjet 2002!
“KRISHTILINDET, LAVDËROJENI!”
Krishti lindet, lavdërojeni! Krishti vjen nga qiejt, shkoni ta takoni. Krishti
është në tokë, ngrehuni. Gjithë bota këndojini Zotit. Lë të ngazëllohen qiejt
dhe le të gëzohet toka. Errësira kaloi dhe u bë drita. Njerëzit që rrinin në
errësirë le të shohin dritën e madhërishme të njohurisë së plotë. Ai që ishte
pa trup u turpëzua. Biri i Perëndisë u bë Biri i njeriut. Jisn Krishti i njëjtë
dje, sot dhe përjetë….
Sa e pasur është mirësia e Tij! Çfarë është misteri që më rrethon! Tani ai
merr pjesë në trupin tim, që Ai të shpëtojë shëmbëlltyrën dhe ta bëjë tnipin
të pavdekshëm. Ai njojton një bashkim të dytë nëpërmjet trupëzimit, i cili
është shumë më i mrekullueshëm se bashkimi i parë në krijim. Sepse në krijim
Ai na dha një pjesë të natyrës së Tij të mirë. Dhe tani në Lindje Ai merr mbi
vete natyrën tonë mëkatare. Lindja është dhe një veprim tjetër i perëndishëm.
Është madhështore në sytë e të gjithë atyre që e kuptojnë.
Pjesë nga Homelia e Shën Grigor Teologut për Krishtlindjet