FESTAT E APOSTUJVE
Kisha njeh veprën e Apostujve ndaj dhe i nderon ata siç u takon. Ka
përkushtuar për nder të tyre një ditë të javës, të Enjten. Gjithashtu
janë përcaktuar mjaft festa për secilin më vete dhe për të gjithë
bashkë.
Kështu pra festojmë:
– 6 Tetor, Apostull Thomai.
– 9 Tetor, Apostull Jakovi, i Alfeut.
– 18 Tetor, Apostull dhe Ungjillor Luka.
– 23 Tetor, Apostull Jakovi, vëllai i Krishtit
– 14 Nëntor, Apostull Filipi.
– 16 Nëntor, Apostull dhe Ungjillor Mateu
– 30 Nëntor, Apostull Andrea.
– 22 Prill, Apostull Nathanaili.
– 25 Prill Apostull dhe Ungjillor Marku.
– 30 Prill, Apostull Jakovi, vëllai i Ungjillorit Joan.
– 8 Maj, Ungjillor Joan Theologu.
– 10 Maj, Apostull Simon Zeloti.
– 11 Qershor Apostujt Vartholomeu dhe Barnaba.
– 29 Qershor, të lartësuarit Pjetër dhe Pavël.
– 30 Qershor, Mbledhja e gjithë Apostujve.
– 9 Gusht, Apostull Matthia.
– 21 Gusht, Apostull Tadeu ose Leviti.
Ekzistojnë pothuajse edhe 35 festa të tjera që referohen në ngjarje,
çudira, vendosje lipsanesh etj. të Apostujve të Shenjtë, të të
dymbëdhejtëve dhe të të shtatëdhjetëve.
Katalogë analitikë të të dymbëdhjetë Apostujve gjenden në frazat: –
Mateu 10:2-4, Marku 3:16-19, Joani 6:70 (përmenden vetëm shifra),
Veprat 1:13.