Boboshticë
Meshohet në kishën e re në të kremten e Anargjendëve
-Kisha ishte prishur në kohën e pushtimit osman dhe u ringrit me kontributin e vetë
besimtarëve dhe donacionet e siguruara –
Fshati Boboshticë është
dalluar gjithmonë për traditat
e tij orthodhokse. Ai është një
nga të parët në Shqipëri ku u
krye një shërbesë fetare, që
në vitin 1990 dhe dallohet për
numrin e shumtë të kishave.
Të tilla janë kishat mjaft të
bukura të Shën Jovanit e Shën
Dhimitrit, Manastri i rindërtuar
i Shën Marisë dhe ai i Shën
Kollit, kishat e Shën Ilisë, etj.
Dhe, siç tregon z. Sotir Ba-
mbuli, një nga nismëtarët për
rihapjen e kishave, ato jo
vetëm që i përkasin komu-
nitetit të fshatit, por është
marrë edhe një pjesë e trojeve
rreth tyre, duke krijuar mun-
dësinë për të zhvilluar veprim-
tari bujqësore, që mund të sje-
llin të ardhura për kishën.
Këtyre, iu shtua më 1
nëntor edhe një kishë e re, ajo
kushtuar shenjtorëve mjekë,
“Shën Damiani” dhe “Shën
Kozmai”. Kisha mban edhe
emrin e Shën Pandelejmonit,
kisha e të cilit dikur ka ekzis-
tuar aty afer.
Ky objekt kulti mbart në
vetvete një histori mjaft inte-
resante, pasi nuk u shkatërrua
gjatë monizmit, por ishte
djegur që në kohën e pushtimit
osman, në fund të shekullit të
ΧΙΧ-të. Ishte nisma e bano-
rëve të fshatit, me ndihmën e
Mitropolisë dhe të donacio-
neve private nga brenda e
jashtë vendit, që bëri të mu-
ndur ringritjen e saj mbi rrë-
nojat e dikurshme, në një vend
të ngritur mbi fshat, nga ku
dallohet që larg.
Liturgjinë e parë Hyjnore
në të e bëri Hirësia e Tij Joani,
i shoqëruar nga klerikë të tjerë
dhe kori i Kishës katedrale të
Korçës. Në predikimin e Tij,
mes të tjerave, Imzot Joani
theksoi se:
“Sot në këtë kishë kemi
bekimin e këtyre shenjtorëve
në mënyrë të prekshme.
Ndonëse ata janë gjithmonë
të pranishëm ashtu siç është
gjithmonë i pranishëm Zoti,
nëpër kisha bëhen edhe më të
prekshëm. Por, gjëja më e
rëndësishme është mesazhi që
ata na transmetojnë. Ashtu si
ikonografia nuk është thjesht
një portret, një pikturë, por
paraqet atë që ka përmbushur
shenjti me anën e jetës së tij,
ashtu edhe j eta e shenjtorëve
nuk është vetëm një biografi.
Ne i lexojmë jetët e shenjto-
rëve si një ushqim i thellë
shpirtëror. Ne ndalemi në jetët
e shenjtorëve sepse ata kanë
qenë njerëz si ne, me gjithë
mëkatet e pasionet që ka çdo
njeri, e megjithatë, nga dashu
ria për Krishtin dhe të fuqizuar
nga Shpirti i Shenjtë ata e
transformuan veten tyre dhe
arritën të rifitonin ikonën e
parë, për të cilën ishin krijuar
dhe jemi krijuar.”
Pastaj, Hirësia e Tij
vazhdoi me mesazhin që del
nga jetët e Shën Kozmait dhe
Shën Damianit, duke theksuar
se çdo hir që i është dhënë
kujtdo nga Perëndia, i është
dhënë për t’ua përhapur të
tjerëve, sepse siç thuhet në
Ungjill, njeriu ka marrë dhuratë
dhe dhuratë duhet të japë. Jeta
e tyre sidomos, thekson tri
gjëra: Dashurinë e madhe për
Zotin, dhembshurinë për nje-
rëzit dhe rrezistencën që i bëri
errësira dritës. Le të mundohe-
mi që tëjemi në pjesën e dritës,
le të mundohemi që të duam
njëri-tjetrin dhe në radhë të
parë, të duam Zotin.
Në fund Mitropoliti e
mbylli duke falënderuar perso-
nat që kontribuan për ndërti-
min, si: z. Sotir Bambuli, z. Ef-
thim Trako, Dhimitër Konda-
kçi, At Serafimi etj.
T. D.