Aktivitete të Rinisë Orthodhokse Në shtëpinë e rinisë mund të ndiqni:
Lidhja Rinore “Bij të Dritës
Lidhja e Rinisë Orthodhokse
“Bij të Dritës”, Tiranë ka nisur
hapat e para të saj në vitin 1991.
Me dëshirën e të rinjve dhe
bekimin e Kryepiskopit rinia e
Tiranës themeloi zyrtarisht
Lidhjen e saj të quajtur Bij të
Dritës”, organizatë kjo që u bë
e njohur menjëherë në të gjithë
Shqipërinë.
Që nga viti 1993 kjo orga-
nizatë rinore është anëtare e rre-
gullt e Lidhjes Ndërorthodhokse
“Syndesmos”.
Ajo ka si qëllim rritjen e
nivelit edukativ dhe shpirtëror të
të rinjve, prandaj zhvillon
aktivitete të ndryshme eduka-
tive, socialkulturore dhe sporti
ve, të cilat kanë ndikuar shumë
në afrimin e të rinjve pranë
kësaj qendre. Në këtë qendër
do tëgjeni:
– Miqësinë
– Shërbimin
-NjohuripërKrishtin ‘
– Dëshmi
Shërbesat e ndryshme që
zhvillohen në këtë qendër rinore
janë:
– Paraklisi – çdo të premte
pasdite.
”, Tiranë
– Lutja e shkurtër që kryhet
dy herë në javë – të hënë e të
mërkurë
– Bisedë shpirtërore – të
shtunë ora 1200 dhe të dielën pas
Liturgjisë Hyjnore ku të rinjve u
jepet mundësia të shprehen
lirshëm për pyetjen që ata kanë
lidhurmebesimin.
– Bisedë shpirtërore dhe
Liturgji Hyjnore – çdo të martë
në mbrëmje dhe të enjte në
mëngjes tek Qyteti Studenti.
– Të dielën pas Liturgjisë
Hyjnore takim midis të rinjve tek
shtëpia e rinisë.
– Të enjten e parë të çdo
muaji takim rinor me tema të
ndryshme shoqërore në Kishën
eUngjillëzimit”.
Pranë qendrës rinore fun-
ksionojnë grupet e katekizmit për
mosha të ndryshme. Për këto
grupe dhe për informacione të
tjera drejtohuni në adresën:
Rruga e Kavajës Nr. 128,
Tiranë.
Tel. 240756 dhe 235120
E-mail
Katekizëm. Një ndër objek-
tivat kryesore të grupit rinor të
Tiranës është afrimi i sa më shumë
të rinjve për të njohur më nga afer
besimin e krishterë orthodhoks, si
dhe jetën në komunitet.
Kurset e gjuhëve të huaja.
Qendra Rinore “Bij të Dritës”,
Tiranë ofron kurse në gjuhët:
anglisht, greqisht, italisht, frëngjisht
dhegjermanisht.
Kurset e kompjuterit.
Kurset zhvillohen sipas niveleve të
ndryshme.
Biblioteka. Krijimi i një
biblioteke pranë qendrës rinore
“Bij të Dritës”, Tiranë i ka dhënë
mundësinë shumë të rinjve të
pasurojnë njohuritë e tyre.
Botimet. Me iniciativën e të
rinjve për herë të parë këtë vit bo-
tohet revista rinore “Kambanat”.
Aktivitete sportive. Grupi
rinor i Tiranës ka krijuar skuadrat
e futbollit. Gjithashtu në qendrën
rinore mund të gjesh ping-pong,
shah etj. dhe të rinjtë organizojnë
kampionate midis tyre.
Vizita tek njerëzit në nëvojë,
Qëllimi i këtyre vizitave është
shërbimi ndaj njerëzve që janë në
nevojë, të përcjellim tek këta
njerëz mesazhin e shpresës dhe të
dashurisë. Vizitat bëhen në insti-
tucione të ndryshme, si tek e
femijët që nuk shikojnë, vizitat tek
jetimët, në burg, në spitale, tek
fëmijët me aftësi të kufizuara
mendore.
Kursi i Kitarës dhe i
mandolinës. Në këto kurse të
rinjtë zhvillojnë aftësitë e tyre në
këto vegla muzikore, si dhe marrin
pjesë në aktivitete kulturore
brenda dhe jashtë Tiranës.
Kori. Ky grup ka vite që është
krijuar nën drejtimin profesionist të
Joli Nanos.
Kursi i muzikës bizantine.
Disa prej këtyre të rinjve psalin në
kishë, si dhe marrin pjesë në
aktivitete rinore.
Kursi i valles. Ky kurs
drejtohet nga një pedagog i
diplomuar në këtë fushë.
Kursi i dramës. Ashtu si
edhe kurset e tjera që ofrohen
pranë kësaj qendre rinore edhe ky
kurs ka ngjallur një interes tek të
rinjtë.
Kursi i ikonografisë. Ky
kurs është një nga aktivitetet e reja
që ofron kjo qendër rinore.
Kursi i gatimit. Në këtë kurs
të rinjtë marrin njohuritë e para të
gatimit.