APOSTULL ANDREA
-IPARËTHIRRURI
Apostull Andrea ishte nga një fshat i vogël i
Palestinës, Vithsaida. Petri dhe Andrea ishin
vëllezër. I ati i tyre, Jonai, ishte shumë i varfer.
Fëmijëve u mësoi zanatin e peshkatarit, të cilin e
kishte edhe vetë dhe nuk kishte mundësi që t’i
arsimonte.
Kur dëgjoi predikimin profetik të Shën Joan
Pararendësit, besoi në çast dhe shenjtori, duke
dashur t’i ndihmonte nxënësit dhe të mos e kon-
sideronin “Krisht”, por shërbëtor dhe Pararendës
të tij, mori Andrean dhe Joanin dhe shkoi atje ku
ishte Zoti Jisu Krisht. Pararendësi u tregoi Krishtin
dhe u tha: “Ja qengji i Perëndisë që heq mëkatet e
botës” (Joani 1/29).
I parëthimtri
Andrea, pasi gjeti këtë thesar, nxitoi t’ia tregonte
edhe të vëllait, Petri t. Vrapoi gjithë natën, shkoi në
Vithsaida, gjeti vëllanë e tij, Petrin, dhe i tha:
“Gjetëm Mesian”. Pastaj e çoi Petrin te Krishti.
Sapo Zoti e pa Petrin, i tha: “Ti je Simoni, biri i
Jonait. Ti do të quhesh Qefa, që do të thotë “gur”
(Joani 1:42).
(vijon në faqen 2)
Meqë Andrea u thirr i pari nga
Krishti, për këtë ai u quajt “I
parëthirruri”.
Kur Zoti shkoi në liqenin
Gjenisaret, atje gjeti Andrean dhe
Petrin duke punuar dhe i ftoi pranë
Tij, duke u thënë: “Lini rrjetat dhe
ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj
peshkatarë njerëzish” (Mat. 4:19).
Ata, në çast, lanë rrjetat dhe
pasuan Krishtin…
Shorti i tii ishte Azia dhe Greqia
Pas Pendikostisë Apostujt
hodhën short. Andreas i ra shorti
që të predikonte në Vithini. Vithinia
ishte një vend i madh në Azinë e
Vogël, që shtrihej nga Deti i Zi deri
në Bosfor. Gjithashtu, duhej të
Apostull Andrea — I Parëthirruri
predikonte në Thrakë, Maqedoni,
Thesali dhe Greqinë e Veriut. Apo
stull Andrea nuk nguronte përpara
vështirësish dhe r eziqesh, por për
këtë udhëtim u nis me disa të
krishterë të tjerë nga Jerusalemi.
Ai predikoi dhe ktheu në besimin
e Jisu Krishtit në Amis të Detit të
Zi, në Trapezundë, në Vithini, në
Nikea, në Nikodimi, në Sinop, në
Mesopotami, në pjesën lindore të
Detit të Zi tek Alanët, Avasët dhe
në Sebastopol (Ukrahina e sotme).
Më pas shenjti u largua dhe shkoi
në Bizant, që më pas u quajt
Konstandinopojë. Ay bëri shumë
mrekulli dhe drejtoi gjithë banorët
në njohjen e Perëndisë. Andrea
u bë dhe shenjtori, mbrojtësi i qytetit.
Në vazhdim shkoi në Thrakë,
Maqedoni dhe Thesali. Me mësi-
min dhe mrekullitë që bënte tër-
hoqi shumë nga banorët te Krishti
ato ditë. Në vazhdim zbriti në Pe-
loponez dhe përfundoi në Patra,
ku bëri shumë mrekulli. Aty u
burgos nga qeveritari i vendit i cili
më pas u dha urdhër ushtarëve ta
kryqëzonin kokëposhtë.
Apostull Andrea, midis dhe-
mbjeve të frikshme, këshilloi po-
pullin të qëndronte në besimin e
Perëndisë, i bekoi dhe pastaj dorë-
zoi shpirtin e tij të shenjtë në duart
e Zotit në moshën 80-vjeçare.
Apostulli i shenjtë Andrea
kremton më 30 nëntor.