Kosovë
Kamping për fëmijët, i ngritur
nga Kisha
Tre vjet më parë, lufta në Ko-
sovë solli drejt Shqipërisë qindra-
mijë refugjatë, shumica e të cilëve
femijë. Dihet tashmë botërisht ko-
ntributi i Kryepiskopit Anastas dhe
i Kishës sonë për t’i ndihmuar e
strehuar, duke mbledhur për këtë
qëllim rreth 12 milionë dollarë. Ma-
dje edhe kampi i Kishës pranë
Liqenit Artificial, ishte i fundit që
u mbyll. Në këtë përpjekje të si-
nqertë dhe vëllazërore, një vend të
veçantë zunë edhe raportet tepër
të ngrohta e miqësore që u krijuan
mes kosovarëve dhe të rinjve or-
thodhoksë që ndihmonin vullneta-
risht në dy kampet dhe në shpër-
ndarjen e ndihmave, ku u dalluan
sidomos studentët e Akademisë
Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Këto lidhje jetuan e nuk u ha-
rruan edhe kur refugjatët u rikthy-
en në shtëpitë e tyre. Madje, va-
zhdoi edhe ndihma e kujdesi për ta
e veçanërisht për femijët. Ndaj, me
bekimin e Kryepiskopit Anastas,
nga 19-24 shtator, u organizua në
fshatin Caraluk, të zonës së Mali-
shevës, një kamping me emrin
“Miqësia”, për rrreth 450 femijë
kosovarë. Ai u organizua dhe drej-
tohej nga pedagogë e ish-studentë
të Akademisë Teologjike, në ba-
shkëpunim me të rinj kosovarë.
Programi i kampingut, që zhvi-
llohej paradite dhe mbasdite, për-
mbante lojëra të ndryshme, në gru-
pe apo që përfshinin gjithë femijët,
punëdore etj. Në ditën e fundit u
organizua me fëmijët edhe një
program artistik, ku ishin të ftuar
edhe kryetari i komunës, prindër e
mësues, të rinj nga fshati etj. Në
të përshëndeti edhe grupi ynë i të
rinjve orthodhoksë. Drejtori i shko-
llës së fshatit, z. Ramadan Kras-
niqi, shprehu në të falenderimet më
-Nga 20-23 shtator, në Kosovë, në fshatin Caraluk, pranë
Malishevës, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
organizoi dhe drejtoi një kamping ditor për rreth 450 fëmijë
kosovarë –
të ngrohta nga ana e femijëve dhe
familjeve të tyre dhe gjithë bashkë-
fshatarëve të tij dhe shpresën që
kjo veprimtari të mos ishte e fiindit.
Pastaj të rinjtë nga Shqipëria falë-
nderuan për mikpritjen e ngrohtë
që gjetën dhe shprehën besimin se
kjo miqësi, e krijuar në rrethanat e
vështira të luftës, do vazhdojë e
forcohet më tej.
Ditët e kampingut u përshkuan
nga miqësia e sinqertë nga gëzimi
e harreja dhe të gjithë dëshirojmë
që të takohemi sërish në veprimtari
të tilla.
Gabriela Bezhani