SHBA
Takim për rolin paqebërës të orthodhoksisë
Nga 3-5 tetor, në Nju Jork, u
zhvillua në mjediset e Seminarit
Orthodhoks “Kryqi i Çmuar”
konferenca “Kisha Orthodhokse
në një botë pluraliste”. Në të u
trajtua e ardhmja e kishave ortho
dhokse, në raport ndryshimet e
ndodhura pas 11 shtatorit si dhe me
transformimet që po pëson bota
bashkëkohore.
Veprimtaria u organizua nga
Seminari i njohur për formimin e
teologëve orthodhoksë, në bashkë-
punim me Këshillin Botëror të
Kishave, Institutin Teologjik të
Bostonit dhe programin për Fenë
dhe Jetën Publike të Universitetit
të Harvardit.
Dhuna e pranishme dhe ne-
voja për të ndërtuar një botë më
paqësore, ishin temat kryesore të
takimit, i cili preku edhe çështjet e
globalizmit, të drejtave të njeriut
dhe problemet etnike. Sipas pjesë-
marrësve, Kisha Orthodhokse du-
het ta përcaktojë veten në të ardh
men si arbitre dhe paqebërëse, në
një botë ku dhuna është në rritje.