DISA PARARENDES TE PERDORIMIT TE SHQIPES NE TEKSTET FETARE
Një perikope nga Ungjilli i Pa-
shkës është dokumenti më i vjetër
që kemi përsa i përket përdorimit të
gjuhës shqipe nëpër shërbesat fe-
tare. Dokumenti gjendet brenda një
dorëshkrimi greqisht në Bibliote-
kën Abroziana të Milanos dhe i për-
ket shekullit të XV-të. Ai përbëhet
nga tri pjesë të ndryshme: 1- Nga
një pjesë e Ungjillit të Matheut
27:62-66 (është pjesë nga Ungjilli
i mëngjesit që këndohet të Premten
e Madhe gjatë shërbesës së Epita-
fit), 2- urimi “për shumë vjet o Krye-
zot” 3- Himni i Pashkës “Krishti u
Ngjall!”. Në shkrim përdoret alfa-
beti grek ndonëse nuk i është për-
shtatur mirë tingujve të shqipes.
Dokumenti është një fletë me for
mat 15x 13.5cm, brenda kodikut me
fonnat 23.3×15.3. dheuzbulua më
1906 nga Spiridon Lambros, i cili
e botoi në revistën “Neos Elinom-
nimon ” të Athinës. Më vonë u
transkriptua nga episkopi i Korçës
Evllogji Kurila, i cili pretendon se
është i Grigor Gjirokastritit. Studi-
uesit mendojnë se autori ka qenë
një prift shqiptar i ritit lindor. Në
fakt teksti është një përkthim nga
greqishtja në shqip.
Anonimi i Elbasanit është një
dëshmi tjetër, e cila mendohet të
jetë e shek. XVII dhe u gjend në
vitin 1949 në Manastirin e Shën
Joan Vladimirit në Elbasan. Ajo
përbëhet nga pjesë nga të katër
ungjijtë shkruar me një alfabet të
veçantë dhe është përdorur për
nevoja liturgjike. Përkthimi është i
lirë, në të folurën e Elbasanit dhe
ka pak fjalë të huaja. Gjuha është
më arkaike se ajo e Dhaskal To-
drit. Dokumenti i përket gjysmës
së dytë të shek. XVIII, dhe në të
ndihet influenca e toskërishtes.
Alfabeti i përdorur është i panjohur
më parë, me 40 gërma me bazë
glagolitike dhe është alfabeti
orgjinal më i vjetër që njihet në
shkrimin e shqipes. Ai mund të jetë
diçka origjinale ose nga ndonjë
traditë e humbur për të cilën ne
nuk kemi dijeni. Alfabeti i përdorur
ka më tepër bazë sllave sesa gre-
ke. Në tekst gjendet i shkruar emri
i një kleriku, PapaTotasit i cili ishte
prifti i Shpatit dhe kajetuar në shek.
XVIII. Por Prof. Domi mendon se
autori është Grigori i Durrësit,
vdekur më 1772, i cili është marrë
me përkthimin e ungjijve dhe ka
përdorur një alfabet origjinal. Nga
gjuha e dorëshkrimit kuptohet që
ka qenë njeri i ditur. Kjo vepër prej
gjashtëdhjetë faqesh u shpëtua nga
studiuesi elbasanas Lef Nosi, atë-
herë kur manastiri i Shën Joan Vla
dimirit u dogj më 14 mars 1944.
Mitropoliti i Durrësit, Grigori,
në fillim ka qenë tipograf në Vo-
skopojë, më pas studioi në Akade-
minë e re, më vonë u bë profesor i
saj. Ai ishte një klerik me kulturë
të gjerë dhe autor i librave të ndry-
shëm fetarë. Ka përkthyer në shqip
Dhiatën e Vjetër dhe të Re duke
përdorur një alfabet të shpikur nga
ai vetë para vitit 1772. Përkthimet
e tij fatkeqësisht kanë humbur. Pas
suprimimit të Patriarkanës së Ohrit
më 1768, ai u caktua nga Patriar-
kana Ekumenike e Konstandino-
pojës si Mitropolit i Durrësit.
Nektar Tërpo Voskopojari ka
nënshkruar në një gravurë të gjetur
në Manastirin e Ardenicës. Në të
është shkruar një lutje e shkurtër
drejtuar Hyjlindëses në katër gjuhë,
greqisht, latinisht, arumanisht, dhe
shqip. Gravura ka këtë tekst në
shqip të shkruar me alfabetin grek:
“Virgjin Mamë eperëndis uro prë
nee fajtorëte”. Në gravurë paraqi-
tet Shën Maria me Krishtin e vogël
ndër duar. Ajo daton në vitin 1731
dhe poshtë saj është nënshkrimi i
Hieromonak Nektarit. Bëhet fjalë
për Voskopojarin NektarTërpo, një
propogandues i zellshëm dhe i gu-
ximshëm i besimit orthodhoks, i cili
në atë kohë ishte igumeni i Mana-
stirit të Ardenicës. Në vitin 1732
botoi në Venedik librin “Besimi”
për të ndaluar islamizimin e popull-
sisë orthodhokse.
Theodhor Haxhifilipi (1730-1805)
i njohur me emrin Dhaskal Todri,
kishte studiuar në Akademinë e
Voskopojës. Më vonë e gjejmë në
Elbasan si mësues dhe predikues.
Ka bërë përkthime të shumta feta-
re duke përkthyer në shqip Dhia-
tën e vjetër dhe të Re dhe Liturgji-
në e Shën Joan Gojartit. Gjatë për-
kthimit të Liturgjisë ka ndjekur tja-
lë për fjalë tekstin grek duke mos
e përshtatur si duhet në gjuhën shqi
pe. Pjesa më e madhe e shkrimeve
të tij u dogj në kolerën e vitit 1827.
Prej tyre shpëtoi Liturgjia e Joan
Gojartit, e cila ruhet në Arkivin
Qendror të Shtetit në një kopje të
mëvonshme të kopjuar nga
igumeni i Manastirit të Shën Joan
Vladimirit Haxhi Josifi. Liturgjia e
Joan Gojartit u botua në revistën
“Kopshti Letrar” në Elbasan.
Alfabeti i përdorur nga Dhaskal
Todri pati jehonë të madhe kudo
dhe menjëherë filloi të përdorej jo
vetëm nëpër shërbesat fetare dhe
shkolla por edhe në jetën e përdit-
shme të tregtarëve elbasanas. Al
fabeti i Theodhor Haxhifilipit luajti
një rol të rëndësishëm në përha-
pjen e gjuhës shqipe nga fundi i
shek. XVIII e deri në fillimet e
shek. XIX duke u përpjekur për
zëvendësimin e greqishtes me gju-
hën shqipe. Konsulli austriak në
Janinë, albanologu Johan Georg
fon Hahn (1811-1869) u entuziaz-
mua shumë kur me ndihmën e
Konstandin Kristoforidhit zbuloi
alfabetin e Dhaskal Todrit. Gjitha-
shtu Dhaskal Todri ka përkthyer
edhe Librin e Orëve.