EmailFacebookKontakt

Ajiografët e familjes Jusi

Ata që punuan për Kishën tonë
Ajiografët e familjes Jusi
Sheh në G.A. autopor-
tretin e Theodhos Jusit këtij
njeriu në moshë të thyer, ku
janë skalitur bukur tiparet
e artistit dhe kupton se ke
të bësh me njeriun fisnik, i
cili me pamjen e tij shpreh
butësi e mirësi.
Kisha dëshirë për të
mësuar për këtë piktor “që
të bën përshtypje për mo-
delimin skrupuloz të portre-
tit që thellon në detajin arti-
stik brenda vendosjes së
përgjithshme, që pikturon
thjesht e me mjete të kur-
syera, por që shpreh shumë
me psikologjinë e njerëzve
që ai ka pikturuar”. Me pe-
nelin e imët, ai hyn thellë
në detajet e nevojshme du­
ke gjallëruar jetën e të por-
tretuarve, që ai i donte aq
shumë. Dukegjurmuarpër
të gjeta në librin “Një vë-
shtrim mbi kishat dhe ma-
nastiret e Pogonit”: Stavro’
dhe Theodhos Jusi nga
fshati Hllomo, kanë piktu­
ruar kishën e Sopikut e të
Hllomosë… dhe kanë bërë
një shumicë ikonash, që gje-
nden pothuajse në të gjitha
kishat e Pogonit; – dhe për-
veç të tjerave dy letra të
z. Theodhos Jusi dërguar
z. Dhimitër Beduli në vitet
’50, ku në to përshkruhej
kalimthi edhe rruga e tij
artistike.
Mendova ta përkujtoj
këtë njeri shumë të njohur,
sidomos në jugun e vendit,
dhe të vlerësuar për nga
profesioni nga artistë në zë,
të cilin populli e njihte si
ikonograf, ndërsa në rre-
thet artistike të kohës cilë-
sohej si “Piktor portretesh”
(shih dhe artikullin në gaze-
tën “Drita” të datës 11.03.84).
Shoqërisë ateiste të
asaj kohe i binin në sy ve-
tëm portretet, për të cilat
shkruante e i vlerësonte,
por që… as që donte të kuj-
tonte, të vlerësonte dhe të
përmendte se ky autor i
talentur portretesh kishte
pikturuar kaq shumë ikona
e kisha të tëra, që e kishin
bërë të njohur, pra, të dilte
që ishte një ikonograf mjaft
i talentuar e produktiv. Pi-
kërisht këtë anë dëshiroj të
vë në dukje me këtë
shkrim, ikonografinë e të
cilit më vonë ndoshta stu-
diuesit specialistë do e ana-
lizojnë më hollësisht.
Theksoj se, përveç ve-
prave të shumta që ka lënë
nëpër kisha e familje, prej
tyre janë vlerësuar (në atë
kohë) dhe mbahen në fo-
ndin e Galerisë Kombëtare
të Arteve Figurative në
Tiranë 4 portrete si dhe disa
të tjera në degën e saj në
Gjirokastër.
Theodhos Stavro Jusi
(1886-1962), mbasi mbaroi
filloren në Hllomo, mësoi
pikturën pranë babait, i cili
duke qenë dhe vetë piktor,
preferoi që për 10 vjet ta
lërë të birin e talentuar të
perfeksionohet në këtë art
në Konstandinopojë, pranë
mjeshtrit ikonograf Efsta-
thios Grammenopullos, tek
i cili piktori i ardhshëm u
njoh dhe mësoi të fshehtat
e kësaj mjeshtërie. E va-
zhdoi punën atje dhe disa
vite të tjera, duke punuar
më vete. Më pas u kthye
në vendlindje ku kaloi pje-
sën tjetër të jetës, gjithnjë
duke pikturuar, siç shkruan
edhe vetë… “tani jam afro
80 vjeç dhe e lashë profe-
sionin, sepse nuk shoh
mirë”.
Në vazhdimësi, ai ka
pikturuar ikona dhe ikono-
stase, si: të kishës “Fjetja e
Hyjlindëses” në Sopik; në
kishën “Fjetja e Hyjlindë-
ses” në varrezat në Hllo­
mo; “Shën Kollin”, “Shën
Thanasin”, “Shën Gjer-
gjin”, “Shën Kristoforin”
dhe “Shën Parashqevinë”
në Dolivishtë; gjithashtu
Pantokratorin dhe Darkën
Mistike në Kishën Qe-
ndrore të Shën Parashqe-
visë në Hllomo. Po kështu
ka pikturuar ikona me po-
rosi të ndryshme për pogo-
nitët, të cilat janë të ve-
ndosura nëpër kisha apo
familje. Ka pikturuar edhe
jashtë krahinës: më 1914
në Janinë…, në vitin 1919
-20 kishën e Shën Mamës
në Vrion; kishën e Shën
Harallambit në Sarandë; në
kishën e Finiqit, të Kranesë
dhe të Theollogos; në ki-
shën qendrore “Fjetja e
Hyjlindëses” në Leshnicën
e Sipërme; në kishën
qendrore në Vagalat e në
Hadiraga dhe në shumë
kisha të tjera të Delvinës;
po kështu në fshatrat e
Bregut: në Lukovë, Pikemi,
kishën e Shën Spiridhonit në
Dhërmi; në krahinën e Gji-
rokastrës: kishën “Fjetja e
Hyjlindëses” në Dervician,
të “Taksiarhëve” në Gora-
nxi, të “Shën Kollif ’ në Va-
nistë, në kisha të fshatrave
të tjerë të Dropullit; në Ma­
nastirin e Drianos, Glinë,
dhe kishën qendrore në
Libohovë. Në vitet e fundit
punoi ikona në kishën e
Nartës dhe të Vlorës.
Interesante janë: një
peisazh i vitit 1931, në të
cilin autori paraqet fshatin
e tij të dashur me gjithë
shtëpitë dhe rrugët e tij të
kalldrëmta; kompozimi me
ngjyra vaji kushtuar grave
trime të Sulit, ajo e stadeve
të njeriut deri 100 vjeç; tab­
loid e pranverës, dimrit;
pejsazhet natyrore, si “Li-
ndja e Diellif ’ apo ato histo-
rike etj. Mund të themi se
vepra e tij është me vlera
të shquara artistike, punuar
thjesht e gati monokrome,
por me tingëllim të qartë
koloristik, të vërtetë e plot
zbulime psikologjike.
Vlen të theksohet se
familja Jusi, që prej tre
brezash i ka dhënë shumë
artit ikonografik. Stavro Jusi
(1846-1926), babai i The-
(vijon në faqen 10)

(vijon nga faqja 9)
odhosit, mësoi për pikturë në
Konstandinopojë dhe e ushtroi
profesionin për rreth 60 vjet duke
pikturuar në kishat e rajonit të
Gjirokastrës, Janinës, Sarandës dhe
Himarës. Në zonën e Pogonit ka
pikturuar kishën e Taksiarhëve në
Sopik, kishën e Shën Kollit në Selcë
dhe majft ikona për njerëz e familje
pogonite. Në zonën e Janinës ka

Ajiografët e familjes Jusi
bërë dhe shumë piktura vaji; ka
pikturuar kishën qendrore të
Karganit dhe kishat qendrore të
fshatrave Kastaniani dhe Arinista.
Konstandini, i biri i Theodhosit,
që lindi në vitin 1916 në Hllomo, pasi
mbaroi shkollën fillore në fshat,
ushtroi bashkë me të atin këtë
profesion të nderuar. Edhe në
Amerikë, ku emigroi, jetoi duke
ushtruar artin e ikonografisë.

Pra, një familje e nderuar pikto-
rësh të talentuar, me kontribut të
madh në zhvillimin e artit ikonogra-
fik në vendin tonë, gjurmë të së ci-
lës i gjen kudo edhe sot. Por siç tho-
në specialistët mbi të gjithë veçohet
puna ikonografike e Theodhos Jusit,
e cila mbetet të studiohet e të vihet
në vendin që meriton.
Kristofor Beduli