Lutje Hyjlindëses së Tërëshenjtë
Prej Pavlit,
murgut të Manastirit të Evergjetit
E papikëluar, e papërlyer, e pacënuar, e panjo-
llëshme, Virgjëreshë e pastër, Zonjë nuse e Perë-
ndisë, që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me
lindjen tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e
hedhur të gjendjes sonë më qiellorët, e vetmja shpre-
së e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve,
përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe
përikja e gjithë të krishterëve, mos të ardhtë ndot
nga unë mëkatari, i mallkuari që prisha tërë veten
time në mendime, fjalë dhe vepra të turpshme dhe
që u bëra rob duke dashur prej ngathtësisë së dëfri-
• meve të jetës, po si nënë e Perëndisë, njeridashëse,
; le të të vijë keq për mua mëkatarin dhe birin e
shthurur dhe prit lutjen që të blatohet prej buzësh të
ndyra; dhe lutju Birit tënd dhe Zotit tonë, duke
përdorur guximin tënd nënor që të më hapë dhe
mua zemrën njeridashëse të mirësisë së tij; dhe duke
mos vënë re fajet e mia të panumërta, të më kthejë
në pendim dhe të më tregojë punëtor të mbaruar të
porosive të tij. Dhe ji pranë meje gjithnjë, si
mëshirëplotë, hirplote, dhe mirëdashëse; në këtëjetë
mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë, duke thyer sulmet
e kundërshtarëve dhe duke më udhëhequr tek
shpëtimi; dhe në kohë të ikjes sime, duke u kujdesur
për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet
e errëta të demonëve të ligj, dhe në ditën e frikshme
të gjyqit, shpëtomë nga ferri i përjetshëm dhe trego-
më trashëgimtar të lavdisë së fshehtë të Birit tënd
dhe Perëndisë tonë, të cilin e paça, o Zonja ime
Hyjlindëse e Tërëshenjtë, me ndërmjetimin dhe për-
krahjen tënde, me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd
të vetëmlindur, zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit
tonë Jisu Krisht, i cili meriton çdo lavdi, nder dhe
adhurim bashkë me Atin e tij të pafillim dhe Shpirtin
e tij të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.