Mitropolia e Shenjtë e Korçës dhe ndërtesa e saj
Ndërtesa e Mitropolisë së Hir-
shme të Korçës ka qenë atje ku
është edhe sot. Ndërtesa e parë
mendohet të jetë ndërtuar në këtë
vend, aty nga fundi i shekullit XV e
fillimi i shekullit XIV, por me sak-
tësi nga kush është ndërtuar nuk
mund të themi. Por për sa i përket
këtij datimi mund të sjellim disa
argumenta.
Me vendosjen e sundimit turk
në trevën e Korçës si dhe me nor-
malizimin e jetës së brendshme të
perandorisë, Sulltan Mehmeti II
(1451 -1481) nj ohu për të gj ithë or-
thodhoksët e perandorisë të drejtën
që të udhëhiqen nga ana fetare prej
Patrikanës Ekumenike të Konsta-
ndinopojës. Gjithashtu më vonë,
Sulltan Sulejman Elkamuni (1520-
1566) përcaktoi legjislacionin për
komunitetet orthodhokse të pera-
ndorisë turke. Pikërisht në këtë pe-
riudhë rishfaqen prelatët e Mitropo-
lisë së Shenjtë të Korçës. Në she-
kullin XV përmendet në regjistrat
osmanë të Korçës Josifi, që nën-
shkruan një akt me Ohrin. Në vitin
1566 kemi Timoteun, të cilin nga
Korça, Patrikana e Ohrit e dërgon
në Italinë e Jugut dhe Dalmacinë
orthodhokse, si dhe Mitropolit Ga-
vrilin Mitropolit tëKorçës, më 1572
e me radhë. Një fakt tjetër interes-
ant dhe të saktë na paraqesin doku-
mentet turke të shekullit XV dhe
konkretisht në shënimet e defterit
osman të vitit 1431, ku tregohet se
para pushtimit turk Peshkopi i
Korçës zotëronte si çiflig, fshatin
Peshkopi dhe një pjesë të trevave
të Mborjes. Për fshatin Peshkopi
ose më mirë për lagjen e bujqve në
anën jugore të lumit, në regjistrin
osman përmendet që ishte më parë
në zotërimin e peshkopit.
Sistemi i timareve, që u zbatua
nga pushtuesit në fillim të shek. XV,
pati përfshirë dhe Peshkopë dhe
Kryepeshkopë të cilëve për pozitën
e tyre Turqia u la nga pronat e më-
parshme të mëdha timare të vogla,
të një rangu me timaret e kadinjve
të qytetarëve. Në defterin osman
të vilajetit të Korçës të vitit 1431 ti-
mari Nr. 16 është timari i peshkopit
të Korçës, i barabartë me një dety-
rim prej 2345 Akçe. Me ndryshimet,
që u bënë më vonë, si dhe me
dhënien e këtyre tokave Iliaz Bej
Mirahorit në fund të shek. XV nga
sulltan Bajaziti edhe qendra
peshkopale do ketë pësuar lëvizjet
e saj. Në këtë periudhë qyteti i Kor-
çës filloi të zhvillohetjashtë kalasë
së banuar të tij. U ndërtuan mjaft
shtëpi të njohura me emrin lagjja
Varosh.
Pikërisht në vitin 1707 gjatë kër-
kesës së komunitetit orthodhoks të
Korçës për ndërtimin e Kishës së
re Katedrale “Burimi Jetëdhënës”,
thuhet se ndërtesa e Mitropolisë
ishte shumë e vjetër dhe u përdor
si argument vjetërsia e saj tek turqit
për ekzistencën e themeleve të një
kishe të vjetër, pronë e saj. Në fakt
u ndërtuan natën themelet e një
kishe, siç thonë dokumentet e kohës
dhe i mbuluan përsëri për t’i para-
qitur sikur zbuluan themelitë e një
kishe të vjetër, pasi Turqia nuk lejo-
nte ndërtimin e kishave të reja prej
themelesh, Kjo tregon se në vitin
1707 Mitropolia që në këtë kohë
cilësohet në formën e një shtëpie
shumë të vjetër si godinë, gjë që të
shpie në konkluzionin tonë, që duhet
të jetë ndërtuar nga fundi i shek.
XV dhe fillimi i shek. XVI.
Në këtë godinë vazhdojnë të
kryejnë aktivitetin e tyre Mitropoli-
tët e Korçës,dhe komuniteti ortho
dhoks i krahinës së Korçës, deri në
vitin 1856. Pikërisht në shek. XIX
qyteti i Korçës merr një zhvillim të
madh në ekonomi, arsim, kulturë,
arkitekturë etj. Në krye të këtij
zhvillimi ishte komuniteti orthodhoks
i Korçës dhe si rrjedhojë normale
dilte, që edhe qendra shpirtërore
arsimore civile e komunitetit ortho
dhoks duhej të rindërtohej.
Rindërtimi është bërë në kohën
e mitropolit Neofitit nga Gjirokastra
në vitin 1857, këtë na e fakton
mbishkrimi në gjuhën greke mbi një
dërrasë të vendosur në sallën e kë-
saj Mitropolie, e cila ekzistonte deri
më 1894, kohë që Mitropolia u dogj.
Në të shkruhej:
“Kjo Mitropoli u ndërtua nga
themeli në ditët e kryepriftit Neofit
nga Gjirokastra me ndihmat e tij, të
korçarëve e të fshatrave që janë
përqark e që janë nën mbrojtjen e kë-
saj Mitropoliemë 15 Korrik 1857”.
Një ngjarje tronditëse ndodhi
pas largimit të Mitropolitit Anthin,
pikërisht siç e përshkruan N. Naçi.
Më 20 gusht ora 10 30 të vitit 1894,
duke gdhirë e premte nga strehët e
Mitropolisë doli flakë e madhe që
rrethoi të katër anët e çatisë dhe
kështu u gdhinë pa Mitropoli. Djegia
e Mitropolisë, thuhej në atë kohë,
nuk qe e rastësishme. Kjo djegie i
solli komunitetit orthodhoks dëme
të pallogaritshme; aty u dogjën
mjaft gjëra të vjetra e me vlerë.
Pas djegies së Mitropolisë, Ple-
qësia (Dhimogjirondia) mblidhej në
shtëpinë e Petro Dardhës deri në
vitin 1896, kur mbaroi ndërtimi i
Mitropolisë.
Godina e Mitropolisë, që lartë-
sohet edhe sot kaq e hirshme e bu-
kur, u rindërtua, pas djegies, prej
Thoma Adhamit. Thoma Adhami
ishte një mërgimtar me origjinë nga
Vithkuqi, tregtar në Egjipt, i cili me-
gjithëse ndodhej shumë i sëmurë në
burgun e Aleksandrisë, i dërgoi fjalë
të vëllait, Gaqi Adhamit dhe hartoi
testamentin, që ta ndërtonte Mitro-
polinë e Korçës sa më të bukur.
Mbi portën e Mitropolisë, mbi
një pllakë të mermertë, dikur me
gërma të arta, është shkruar me
gërma greke emri i tij dhe i femijës
së tij. Kjo pllakë, e cila ndodhet mbi
portën kryesore të Mitropolisë, u
rivendos gjatë rikonstruksionit që iu
bë Mitropolisë nën kujdesin e Imzot
Anastasit në të cilën shkruhet:
“NË VITIN 1896, NË KOHËN E
GJERVASIT, MITROPOLIT I KORÇËS
U DHURUA PREJ MIRËBËRËSVE A.
ADHAM, THOMA DHIONIS DHE
GJERGJI RINDËRTIMI I MITROPO-
LISË SË SHENJTË, E CILA U DOGJ
NGA DORA E PANJOHUR NË KORÇË
MË 12 KORRIK. ”
Pas ndërtimit që vazhdoi që
nga viti 1894-1896 në këtë godinë
u vendosën të gjitha materialet,
dokumentet e kishës, arshiva dhe
biblioteka e famshme e saj. Kjo go-
dinë vazhdoi të funksionojë si e tillë
deri në vitin 1967, vit kur Shqipëria
u shpall shtet ateist. Godina u shte-
tëzua, materialet e saj u sekuestruan
dhe u çuan në arshivën e shtetit, në
bankë, në zyrat e organizatave shte-
tërore, shoqërore dhe deri në zyrat
e ushtrisë. Pra, pasuria e komunitetit
orthodhoks e mbledhur për shekuj
u shkri në mënyrë barbare. Më vo-
në kjo godinë shërbeu si shkollë
(kurs) i Partisë së Punës.
Në vitin 1988-1989, iubënjëri-
konstruksion si shkollë partie dhe
falë Zotit Mitropolia e Shenjtë shpë-
toi nga një rrafshim në tokë, sipas
disa zërave të kohës, me preteksin
e zmadhimit të sheshit para muzeut.
Në vitin 1995, nën kujdesin e
Imzot Anastasit, Kryepiskop i gjithë
Shqipërisë, iu bë një rikonstruksion i
dytë dhe u pajis me çdo gjë të nevoj-
shme. Në hollin e saj është vendo
sur një pllakë e mermertë, në të cilën
shkruhen në gjuhën shqipe: “Mitropo
lia e Shenjtë e Korçës u restaurua
plotësisht në vitin 1995-1996 me inici-
ativën dhe me fondet e mbledhura
nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë Imzot Anastasi.
Për rimëkëmbjen e Kishës Ortho
dhokse për Lavdi të Perëndisë”.
Arben Gjata
Marrë nga “Tempulli” nr. 5