Përmbytjet
Kisha Orthodhokse përsëri pranë të
dëmtuarve
Siç dihet tashmë botërisht, në të
gjitha krizat e thella që ka kaluar vendi
ynë, që nga viti 1991 e këtej, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
ka luajtur një rol mjaft aktiv. Ajo ka
qenë pranë njerëzve të prekur me
fjalën dhe ndihmën e saj konkrete, e
cila është bërë e mundur në sajë të
donacioneve të siguruara nga Fort-
lumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.
Edhe në fatkeqësinë e fundit që
goditi disa zona, me përmbytjet e
rënda pas rreshjeve të jashtëzakon-
shme që ranë, Kryepiskopi Anastas u
kujdes që të bëhej e mundur që Kisha
jonë të gjendej pranë të goditurve nga
kjo fatkeqësi. Kështu, për zonën e
Lezhës u dhanë rreth 1000 batanije dhe
një sasi e madhe medikamentesh dhe
materialesh spitalore, në Mitropolinë e
Beratit u dhanë 260 mijë lekë të reja për
50 familje të prekura, si dhe u ndihmuan
me materiale të ndryshme 250 persona.
Edhe në rrethin e Gjirokastrës, me
kujdesin e Mitropolisë u vunë në punë
disa buldozierë, për të pasturar rrugët
e fshatrave, të zëna nga materialet e
sjella nga rreshjet e rrëmbyeshme.