EmailFacebookKontakt

Përndjekja Fetare

Përndjekja Fetare
“Perdja e Hekurt” na la po-
thuajse në padije për atmosfe-
rën antifetare që përshkonte gji-
thë Bashkimin Sovjetik. Dukedi-
tur ndikimin e madh të fesë,
autoritetet shpejtuan të kundër-
veprojnë duke e quajtur “obsku-
rantizëm” dhe “opium për po-
pujt,” duke shpallur se ajo pe-.
ngonte përparimin njerëzor dhe
ndriçimin e mendjes. “Fanati-
kët”, që vazhdimisht shprehnin
hapur besimin e tyre te Perëndia
dhe e ndanin atë me të tjerë, rre-
zikonin të damkoseshin si të së-
murë psiqikë dhe t’u dorëzohe-
shin kushteve çnjerëzore të

At Arseni
Libra të rinj P(
Prift, i burgosur dhe At Shpirtëror
Ndërsa do të filloni të lexoni librin do të kuptoni se mjedisi historik kn janë zhvilluar ngjaijet, periudha e
diktaturës së Stalinit në Bashkimin Sovjetik, shpalos ndodhi që janë të vështira për t ’u kuptuar dhe besuar
psikiatrive ose të dërgohe-
shin në kampet e punës.
Që nga rënia e regjimit
sovjetik është zbuluar se
gjashtëqind peshkopë, dyzet
mijë priftërinj dhe njëqind e
njëzet mijë murgjër e mur-
gesha janë vrarë gjatë kësaj
periudhe. Shumë prej tyre
kanë vdekur në kushte tejet
të vështira në burgje ose
kampet e punës; të tjerë janë
vrarë ose varrosur të gjallë.
Në vitet e fundit të diktaturës së
Stalinit vetëm rreth dyqind priftërinj
kishin mundur të mbijetonin. Një
shkallë e tillë martirizimi është e
padëgjuar në historinë e Kishës.
Ata që ndiqnin shërbesat në ki-
shë vëzhgoheshin me kujdes.
Shpesh humbnin vendin e punës
dhe në raste të tjera femijëve të
tyre nuk u jepej e drejta të ndiqnin
universitetin. Njerëzit duhet ta
mbanin të fshehtë besimin e tyre,
madje edhe në shtëpi. Ikonat e
vëna në vend të dukshëm ishin një
provë e rrezikshme e besimit.
Njerëzit që dëshironin të kishin
ikona në shtëpitë e tyre ishin të de-
tyruar t’i fshihnin, t’i mbanin të

mbyllura me çelës ose të mbuluara
me perde. Fëmijët në shkolla nxi-
■ teshin që t’u tregonin mësuesve
nëse ndonjëri në shtëpi të tyre lutej,
sepse duke tradhtuar familjet e
tyre ata ndihmonin Atdheun.
Për më tepër që edukimi fetar
i çfarëdolloji në shtëpi, kishë ose
shkollë ishte rreptësisht i ndaluar.
Ndalimi i lutjes personale nënkup-
tonte gjithashtu që priftërinjtë nuk
lejoheshin të shërbenin jashtë atyre
pak kishave, që ishin lënë hapur
nga autoritetet, as të prisnin në shtë-
pi njerëz që donin të rrëfeheshin,
ose të luteshin së bashku.
Kjo lloj perndjekje vazhdoi edhe
pas vdekjes së Stalinit, ndonëse në
një shkallë më të vogël, deri në
rënien e komunizmit në vitin 1991.
Për të kuptuar sa i fortë ishte
besimi fetar në Rusi duhet të
shohim egërsinë me të cilën regjimi
komunist luftoi kundër tij.
Dy fjalë për librin
Pjotër Andrejeviç Strelcov
ishte historian arti, të cilit iu dha
emri At Arseni kur u bë murg dhe
më pas prift. Ai lindi në fillim të
shekullit të njëzetë. Për herë të

parë u arrestua në vitin 1933 dhe
më pas më 1939, për aktivitetin e
tij si prift dhe mbijetoi në burgjet
– kampe deri në vitin 1958. Vdiq
në vitin 1973.
Ky libër doli në qarkullim gjatë
periudhës komuniste si dorë-
shkrim i shtypur në makinë shkri-
mi dhe u shpërnda pa lejen e qe-
verisë ose Lidhjes së Shkrim-
tarëve. Pas rënies së komunizmit
kur mundi të botohej lirisht u ribo-
tua dy herë (nga 200 000 kopje).
Herën e fundit në vitin 1994. Suk-
sesi i tij në Rusi ka qenë i jashtë-
zakonshëm.
Ai që e quan veten “Shërbë-
tori i Perëndisë Aleksandër” e
shkroi librin duke u mbështetur në
ngjarje ose tregime të shkruara
nga njerëz, që e kishin njohur At
Arsenin personalisht. I tillë, për
shembull, është një gazetar,
dokumentacioni i të cilit vlen për
të qartësuar ngjarjet në pjesën e
parë. Megjithëse ky libër nuk
është biografik, ka vlera shpirtë-
rore. Na njeh me një njeri, të cilin
mësojmë ta duam dhe respek-
tojmë. Shembulli i tij mund të na
udhëheqë gjatë gjithë jetës.