EmailFacebookKontakt

Institut i ri profesional i Kishës

Gjirokastër
Institut i ri profesional i Kishës
-Do ta ndjekin studentë që kanë mbaruar shkollën e mesme-
Duke filluar nga ky vit
shkollor, në sistemin e in-
stitucioneve arsimore të
ngritura nga Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqi-
përisë është shtuar edhe
një shkollë e re profesiona-
le. Ajo ka nisur të funksiono-
jë në Mitropolinë e Gjiroka-
strës, në fshatin Dervician.
Ajo është ngritur me nismën,
kujdesin dhe mundësitë e
krijuara nga vetë Kryepi-
skopi, Fortlumturia e Tij,
Prof. Dr. Anastasi.
Shkolla është dega e dy-
të e Institutit të Formimit Pro­
fesional “Fryme Dashurie”,
në Tiranë dhe bazohet mbi
përvojën e pasur të mbledhur
deri tani. Pranimi bëhet
vetëm me konkurs, pas
mbarimit të shkollës së me-
sme, duke u krijuar mundësi
të gjera të gjithë atyre të
rinjve e të rejave që kërko-
jnë një formim të plotë dhe
cilësor profesional.
Degët në të cilat do të për-
gatiten studentët e parë janë:
-Informatikë
-Menaxhim ndërmarrjesh
-Kontabilitet i kompjuteri-
zuar
-Turizëm
Studimet zgjasin 2 vjet
dhe në përfundim do të jepet
një diplomë e njohur nga Mi-
nistria e Arsimit dhe Shke-
ncës dhe e barazvlefshme

me ato të Instituteve analoge
të Bashkimit Evropian.
Stafi i pedagogëve ësh-
të bërë duke zgjedhur me
kujdes nga specialistë të
njohur të këtyre fushave, si
edhe nga pedagogë specia-
listë të ardhur nga Greqia
dhe mësimet do të zhvillo-
hen në mjedise bashkëko-
hore të përgatitura posaçë-
risht. Të gjitha këto janë
bërë me synimin për të
përmbushur qëllimet e një
përgatitjeje të nivelit sa më
të lartë, e cila u premtohet
të regjistruarve, duke u si-
guruar atyre një të ardhme
në këto profesione.
Korresp. i “Ngjallja ”