Bangladesh
Minoritetet fetare të mënjanuara dhe persekutuara
Në Bangladesh, çdo
ditë e më shumë minoritetet
fetare po mënj anohen dhe
diskriminohen, në një vend
me shumicë myslimane, si-
pas Joy anta Adhikari, i Kë-
shillit kombëtar të kishave
të Bangladeshit.
Pas marrjes së pu-
shtetit para një viti nga një
parti nacionaliste, dhuna
ndaj minoriteteve ka marrë
hov si asnjëherë më parë.
Dhuna dhe diskrimi
nimi kanë prekur gati të
gjithë 4 milion qytetarët e
Bangladeshit që u përkasin
besimeve indu, të krishtera
etj. Kështu, qindra familje
hindu kanë qenë të de-
tyruara me forcë të stre-
hohen në shtetin më të afert
Indian, duke braktisur çdo
gjë-
Eshtë shkuar deri në
absurd, kur ekstremistë
islamikë kanë nxitur besim-
tarët pranë xhamive “për të
vrarë të krishterë, si hak-
manje për vëllezërit mysli-
manë të vrarë nga Izrae-
li!”. Gjendjen e ka rënduar
mjaft edhe prania në qeveri
e partisë fondamentaliste
Jamaat-e-Islami, duke bërë
që shteti të heshtë ndaj gjithë
abuzimeve që bëhen ndaj
minoriteteve fetare e ko-
mbëtare. Mjaft shprehës
për këtë diskriminim është
fakti se praktikisht këto mi-
noritete nuk janë të për-
faqësuara fare në polici,
ushtri etj.
Pas pavarësisë, në vitin
1947, hindutë përbënin 40
për qind të popullsisë, ndë-
rsa sot vetëm 8 për qind dhe
po kështu në vështirësi të
mëdha është edhe komu-
niteti i vogël i krishterë, në
një vend me 130 milion
banorë, ku mbi 90 për qind
i përkasin sot besimit my-
sliman. Bangladeshi është
një nga vendet më të varfe-
ra të globit.